☁️
Tiranë 13°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 86.16 ▲2.96%
ARI 3,692 ▲3.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,968 ▲ +2.29% ETH $1,739 ▲ +3.04% XRP $0.9809 ▲ +2.96% SOL $73.4300 ▲ +3.55%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 86.16 ▲2.96 % ARI 3,692 ▲3.56 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 86.16 ▲2.96 % ARI 3,692 ▲3.56 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Politika

Rikthim në politikë? Kryemadhi: S’kam moral t’u kërkoj votën qytetarëve

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, e pyetur nga moderatori Ylli Rakipi në emisionin “Të Paekspozuarit” nëse ka hequr dorë nga politika tha se nuk ndihet moralisht e gatshme t’u kërkojë votën qytetarëve, pa përfunduar më parë procesi gjyqësor me të cilin përballet.

Kryemadhi shtoi edhe se përballja ligjore që ka edhe familjarisht nuk e lejon të angazhohet në politikë.

Rakipi: Po afrohen zgjedhjet lokale. Kjo Partia e Lirisë është dhe merr pjesë?

Kryemadhi: Nuk di gjë fare. Edhe në sondazhe i kanë futur bashkë me PD.

Rakipi: Keni hequr dorë përfundimisht nga politika?

Kryemadhi: Përderisa jam në dyert e gjykatave, nuk kam si merrem me politikë. Duke qenë se e kam thënë, me këtë reformë në drejtësi nuk kam të drejtë morale të kërkoj votë para qytetarëve pa mbaruar procesi ndaj meje. Nuk pretendoj të ma bëjë gjyqin GJKKO dhe mediat, por do ta marrë gjykimi hyjnor, por përderisa kemi votuar këtë reformë, nuk dal dot të kërkoj votë sa jam në dyert e gjykatave.

Lala: Balluku është me akuza zyrtare dhe është aty.

Kryemadhi: Unë kam standardin tim. Edhe koha nuk të lejon. Nuk kam zyra avokatie t’i kem unë në dispozicion. Jam familjarisht në një proces gjyqësor.

Rakipi: Ç’mendon Monika, ke mendim për politikën?

Kryemadhi: Thagma janë, katastrofë.

Rakipi: Po për zgjedhjet që do të vijnë? Për protestat këto?

Kryemadhi: E pe Marta Kosin sot? Në vend të ngrihet opozita të flasë për të burgosurit politikë, trafikun e drogës, flet për Elisa Spiropalin. Tedi Blushi foli për IPARD-in dhe jo për Metën.

Bushati: Vetëm Tedit mos ia thuaj këtë se ai kudo për Metën flet.

Kryemadhi: Po te Këshilli Integrimit me Marta Kos, duhet të flasësh për kryetarin e partisë që është i burgosur politik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.