☁️
Tiranë 17°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.43 ▼0.32%
ARI 4,037 ▼0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,261 ▲ +0.13% ETH $2,329 ▲ +0.45% XRP $1.3128 ▲ +1.49% SOL $100.6600 ▼ -0.68%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,037 ▼0.03 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ligji i ri frenon kompanitë e huaja të nxjerrin fitimet jashtë

Shqipëria po përshtat legjislacionin me rregullat ndërkombëtare të OECD dhe BE-së për tatimin minimal global ndaj korporatave shumëkombëshe.

Në thelb, drafti synon të frenojë praktikat kur kompani të mëdha zhvendosin fitimet në vende me taksa shumë të ulëta për të paguar më pak tatime.

Sipas draftit, vendet do të kenë të drejtë të kërkojnë pagesë shtesë tatimi kur të ardhurat tatohen nën nivelin minimal të përcaktuar.

Dokumenti parashikon rregulla për interesat, honoraret, shërbimet dhe pagesat mes kompanive të lidhura, për të shmangur transferimin artificial të fitimeve.

“Kjo është pjesë e reformës globale të njohur si ‘Pillar Tëo’. Synimi është që korporatat shumëkombëshe të mos shmangin taksat duke zhvendosur fitimet në juridiksione me tatime shumë të ulëta. Pra, fitimi tatohet aty ku krijohet aktiviteti ekonomik real. Kjo rrit transparencën fiskale dhe ul hapësirat për evazion ndërkombëtar.”

Drafti sqaron gjithashtu se rregullat synojnë kryesisht grupet e mëdha multinacionale dhe jo bizneset e vogla vendase.

Në dokument përmenden pragje të larta financiare dhe marrëveshje ndërkombëtare për shmangien e tatimit të dyfishtë.

“Për Shqipërinë kjo është një përafrim me standardet europiane të tatimit. Kompanitë shumëkombëshe do të duhet të paguajnë një nivel minimal tatimi, pavarësisht ku i deklarojnë fitimet.”

Marrëveshja pritet të ndikojë kryesisht kompanitë shumëkombëshe që operojnë në disa shtete, ndërsa autoritetet e shohin si hap drejt modernizimit të sistemit fiskal shqiptar.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.