Politika

Ligji i ri i pushtetit lokal hap debatet mazhorancë – opozitë

Organizimi dhe funksionimi i qeverisjes vendore ka hapur diskutime sot në Komisionin e Ligjeve. Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, duke vlerësuar kthimin e opozitës në Kuvend, tha s eka ardhur koha të nisin diskutimet për projektligjin e ti të qeverisjes vendore.

ligjetDeputeti Bashkim Fino propozoi që të krijohet një nënkomision për konsultimet, por ëhstë kundërshtuar nga deputeti Oerd Bylykbashi i PD-së. “Në nënkomision nuk mund të jenë të gjithë, tha Bylykbashi,- dhe ligji është i rëndësishëm, kërkon konsulta dhe 3/5 e votave. Atë hartë që keni bërë nuk ua pranon njeri. Gjatë procesit thatë se s’do të ketë ndryshime, tani thoni që do të bëni.”

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8652, datë 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” të ndryshuar, ka ardhur si domosdoshmëri pas ndarjes së re territoriale të vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button