Ligji për kamerat, Tahiri: Nëse ka nevojë do bëjmë ndryshime
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte sot në qytetin e Lezhës për të inauguruar një zyrë për ofrimin e shërbimit për qytetarët. Tahiri deklaroi se policia nuk duhet të jetë barrë, por në shërbim të qytetarëve. Sipas tij, duhet bërë më shumë për të rritur sigurinë dhe për të luftuar korrupsionin.
Ai foli edhe për ligjin “për masat shtesë për sigurisë publike”, i cili është kthyer mbrapsht nga presidenti Bujar Nishani. Tahiri u shpreh i gatshëm për të shqyrtuar kërkesat e presidentit, duke deklaruar se nëse janë të vlefshme do merren parasysh. Në të kundërt, tha ai, do vazhdohet me projektligjin që kanë aktualisht.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.