☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,403 ▼0.07%
DOW 49,686 ▲0.32%
NASDAQ 26,091 ▼0.51%
NAFTA 102.73 ▼1.58%
ARI 4,545 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $76,904 ▼ -0.16% ETH $2,134 ▲ +0.42% XRP $1.3860 ▼ -0.57% SOL $85.0800 ▼ -0.25%
S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 102.73 ▼1.58 % ARI 4,545 ▼0.28 % S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 102.73 ▼1.58 % ARI 4,545 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Politika

Ligji për minoritetet, replika Rama-Dule. Noka përjashtohet nga seanca

Projektligji për mbrojtjen e pakicave është debatuar paraditen e kësaj të enjteje në Parlament, ku deputetit Vangjel Dule ka kërkuar që ky ligj të hiqet nga rendi i ditës, pasi sipas tij nuk është i plotë.
Kërkesa është hedhur poshtë nga mazhoranca me anë të votimit. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka deklaruar se ligji është shumë i rëndësishëm dhe është hartuar në konsultim të gjerë me ndërkombëtarët.
Por sërish deputeti Dule ka insistuar në qëndrimin e tij. “Të mos harrojmë se në vitin 2011 është hequr e dhëna mbi përkatësinë etnike të qytetarëve në librat e Gjendjes Civile. Kujt do t’i referohemi? Të dhënave të paqëna, të cilat nuk janë më pjesë e regjistrit institucional, por të arkivit? Me këto nocione ju sillni një ligj të ri që do të garantojë standarde të reja të respektimit të të drejtave të minoriteteve?”, ka thënë Dule.
Ndaj tij ka reaguar kryeministri Edi Rama. “Ti je një minoritar dhe jo minoritet dhe je një përfaqësues gjithnjë e më pak i denjë për atë minoritet, të cilit ne i kemi dhënë dhe i japim respekt me ligjin që do të kalojmë sot”, ka thënë Rama.
Në debat është përfshirë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka kundërshtuar disa aspekte të ligjit. “Nuk kam asgjë kundër ligjit, por kush njeh Kushtetutën kupton se ky ligj nuk mund të burojë nga Ministria e Jashtme. Ky ligj është përplasje e klaneve mafioze në qeveri”, ka thënë Berisha.
Një tjetër aspekt ku Berisha ka shprehur kritikat e tij ka qenë përcaktimi i pakicave me emërtesë, të cilën e ka quajtur një “gafë”. Me mbarimin e kohës, kryetari Ruçi i ka ndërprerë fjalën Berishës, veprim ky që është kundërshtuar nga deputeti i PD, Flamur Noka.
Në shenjë kundërshtimi, Noka ka uzurpuar foltoren e Kuvendit duke refuzuar thirrjet e Ruçit për ta liruar atë. Në këto kushte, kreu i Kuvendit ka përjashtuar nga seanca deputetin demokrat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.