☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.59 ▼0.17%
ARI 4,012 ▼0.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $79,617 ▼ -0.77% ETH $2,303 ▼ -0.97% XRP $1.2960 ▲ +0.42% SOL $99.5200 ▼ -1.75%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.59 ▼0.17 % ARI 4,012 ▼0.66 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ligji për “Trepçën”, serbët largohen edhe prej Qeverisë

Të gjithë zyrtarët serbë në Qeverinë e Kosovës e kanë ngrirë pozitat e tyre si shenjë pakënaqësie për votimin e Ligjit për “Trepçën”. Zyrtarët e Listës “Srpska” kanë thënë se po i ngrijnë pozitat në të gjitha institucionet qeveritare. Ky vendim i serbëve vjen pasi deputetët serbë vendosën të ngrijnë pozitat në Parlament.

Anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës e kanë ngrirë pjesëmarrjen,  sot, për shkak të Ligjit kontestues për Trepçën, pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës, në komisionet ndërministrore dhe trupat tjerë qeveritarë. Paraprakisht të njëjtën e bënë edhe deputetët e Listës Serbe, shkruan Express.

“Pa dashur që situatën ta bëjmë më të rëndë nga ç’është, në këtë moment vetëm do ta formalizojmë vendimin të cilin të tjerë në Prishtinë e kanë marrë në vend tonin. Ne e ngrijmë pjesëmarrjen tonë punën e Qeverisë së Kosovës, në komisionet ndërministrore dhe trupat tjerë qeveritarë në të cilat pjesëmarrja jonë do të ishte vetëm formale, e jo edhe thelbësore, pa njohjen e qëndrimeve tona dhe pa mundësi të ndikimit në vendimmarrje”, kanë porositur ministrat serbë.

Në komunikatën e nënshkruar nga zëvendëskryeministri Branimir Stojanoviq, ministri i Vetëqeverisjes Lokale Lubomir Mariq dhe ministri i Bashkësive dhe Kthimit Dalibor Jevtiq thuhet edhe se ata nuk mund të pajtohen me atë që partitë shqiptare në pushtet me pjesëmarrjen e tyre, pra të ministrave serbë, “të luajnë ekzistimin e demokracisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.