☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,641 ▼0.87%
DOW 52,759 ▼1.32%
NASDAQ 26,067 ▼1%
NAFTA 86.47 ▼0.41%
ARI 4,654 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $76,756 ▲ +6.34% ETH $2,371 ▲ +2.26% XRP $1.3644 ▲ +14.63% SOL $90.3300 ▲ +2.88%
S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.47 ▼0.41 % ARI 4,654 ▲1.8 % S&P 500 7,641 ▼0.87 % DOW 52,759 ▼1.32 % NASDAQ 26,067 ▼1 % NAFTA 86.47 ▼0.41 % ARI 4,654 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Kosova

Limaj kërkon të kthehet në PDK, i dërgon letër Bedri Hamzës: Bashkimi, në interes të qytetarëve

Fatmir Limaj dëshiron të kthehet në Partinë Demokratike të Kosovës. Kryetari i Nisma i ka dërguar një letër kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, me kërkesën që subjekti politik që ai drejton të jetë pjesë e listës së kësaj partie, për të garuar në zgjedhjet e 7 qershorit.

Në letër Limaj ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe bashkim politik, në atë që e ka quajtur lëvizje në “funksion të krijimit të një alternative të fuqishme dhe përfaqësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës”.

“Ne besojmë se një bashkim i tillë nuk përfaqëson vetëm një marrëveshje politike apo elektorale, por edhe një frymë të bashkëpunimit ndërmjet njerëzve dhe strukturave që për vite të tëra kanë ndarë ideale, sakrificë dhe vizion të përbashkët për Kosovën”, u shpreh kreu i NISMA, Fatmir Limaj.

Këtë bashkim Limaj e kërkon nisur nga bindja se sipas tij bashkimi dhe koordinimi i potencialit opozitar është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

“Shprehim gatishmërinë tonë për të dhënë kontributin e plotë politik, organizativ dhe elektoral në kuadër të këtij procesi të përbashkët”, tha ai.

Në zgjedhjet e 28 dhjetorit Nisma u regjistrua si parti më vete por ajo nuk mundi të kalonte pragun prej 5 % të votave për të hyrë në parlament.

Lëvizjet politike në prag të zgjedhjeve të parakohshme të qershorit nuk janë të parat.

Më herët Vjosa Osmani rrëmbeu nga Kurti një deputete për ta prezantuar atë si kandidate në listat e përbashkëta me LDK, ndërsa me PDK një ditë më parë u bashkua Aida Dërguti-dikur nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.