🌤️
Tiranë 32°C · Kryesisht kthjellët 15 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $62,994 ▲ +0.28% ETH $1,879 ▲ +0.26% XRP $1.0023 ▼ -0.07% SOL $75.2000 ▼ -0.66%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1566 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9405 EUR/ALL 92.9042 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3307 EUR/TRY 55.4165 EUR/JPY 184.18 EUR/CAD 1.6057
15 Aug 2026
Breaking
Maqedonia

Limani: Në Gostivar është ndaluar përdorimi ujit për pije, presim rezultatet e analizave zyrtare

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani ka reagua lidhur me ndotjen e ujit në qytetin e Gostivarit. Ai konfirmon se deri në marrjen e rezultateve zyrtare uji në qytet do të jetë i ndaluar për përdorim.

“Sipas analizave të rregullta që kryen NP “Komunalec”, mostrat e analizuara deri më tani tregojnë se parametrat e ujit kanë qenë brenda vlerave të lejuara me ligj. Pas pranimit të denoncimit, Prokuroria Publike, policia dhe institucionet e tjera kompetente kryen kontrolle shtesë dhe morën mostra të reja për analiza laboratorike.

Deri në publikimin e rezultateve zyrtare, me rekomandim të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, është vendosur ndalim i përkohshëm i përdorimit të ujit për pije dhe për përgatitjen e ushqimit. Apeloj që kjo masë të respektohet plotësisht. Ajo është parandaluese dhe është vendosur për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Lidhur me pretendimet se ka pasur përzierje të ujërave të zeza me ujin e pijshëm, informacionet nga NP “Komunalec” tregojnë se në lokacionin e përmendur nuk ekziston rrjet i kanalizimit. Megjithatë, të gjitha pretendimet janë objekt verifikimi dhe vlerësimin përfundimtar do ta japin ekskluzivisht institucionet kompetente.

Për momentin nuk ka asnjë dëshmi zyrtare mjekësore apo laboratorike se shqetësimet e raportuara në lukth janë shkaktuar nga uji i ujësjellësit të qytetit. Shkaku duhet të përcaktohet në mënyrë profesionale dhe mbi bazën e analizave përkatëse.

Komuna është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht në këtë procedurë. Sapo të jenë në dispozicion rezultatet zyrtare, ato do të publikohen për opinionin në mënyrë të plotë dhe transparente.I ftoj qytetarët të qëndrojnë të qetë, ta respektojnë ndalimin e përkohshëm dhe të informohen vetëm nga burimet zyrtare. Në momente të tilla, përgjegjësia e institucioneve është të vërtetojnë faktet, ndërsa përgjegjësia e të gjithëve ne është të mos përhapim informacione të paverifikuara”, thotë Limani./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.