Ekonomia

Linjë e re trageti Durrës- Bari, Rama: Një kapitull i ri në transportin detar

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në inaugurimin e linjës së re të trageteve Durrës- Bari në portin e Durrësit. Ardhja e kësaj linje, e cila do të jetë funksionale që prej 31 korrikut, ka ndikuar në uljen e çmimeve në sektorin e transportit detar, tha kryeministri Rama.

“Nuk bëhet fjalë për ardhjen e një anije të re, po një kapitulli të ri të shumë kërkuar me mundim në këtë periudhë të parë të qeverisjes sonë, për shkak se kemi qënë të vetëdijshëm që pasagjerëve që duan të përdorin rrugën detare për të shkuar dhe për të ardhur në Europë përmes Italisë nuk mundet dot t’u ofrohet niveli, standardet dhe shërbimi që është degraduar në vite dhe që u është imponuar si e vetmja mundësi. Efekti i parë, akoma pa hyrë fizikisht anija Rapsody në këtë treg, gjë që ndodh më 31 korrik, me rastin e ditëlindjes së deputetit Taulant Balla është ulja e çmimeve nga konkurrentët

Kryeministri shprehu pakënaqësinë e tij për situatën në transportin detar, duke shprehur se brenda një harku kohor prej një viti të kemi një histori suksesi dhe në këtë sektor.

“Ritheksoj që ardhja e kësaj anije dhe vendosja e këtij standardi të ri të transportit detar përmes kësaj anije është një arsye jo për t’u ndier të kënaqur, por të inkurajuar se është një provë që kërkimi me këmbëngulje i rezultateve në adresimin e objektivave çon në sukses”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button