☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.50 ▲0.42%
ARI 4,465 ▲1.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,070 ▼ -1.22% ETH $2,149 ▼ -0.61% XRP $1.4098 ▼ -2% SOL $89.9600 ▼ -2.08%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.50 ▲0.42 % ARI 4,465 ▲1.31 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.50 ▲0.42 % ARI 4,465 ▲1.31 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Liqeni i Ohrit, pasuri e UNESCO-s, dosja dorëzohet në 2017-n

Shqipëria është duke lobuar fort për ta bërë edhe pjesën e saj të Liqenit të Ohrit pjesë të trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Dosja ndërkufitare e kandidimit do të finalizohet brenda muajit të parë të vitit 2017 për t’u dorëzuar zyrtarisht më pas në muajin mars. Në lidhje me këtë projekt po punohet edhe me palën maqedonase.

Në fund të majit të këtij viti, Këshilli Kombëtar i Restaurimeve miratoi propozimin për përcaktimin e kufijve të zgjerimit të mundshëm të pasurisë ndërkufitare të Trashëgimisë Botërore të Liqenit të Ohrit dhe zonës së saj. Bazuar në rezultatet që grumbulluan nga një sërë institucionesh të huaja dhe vendase zonat për të cilat do të përgatitet edhe dosja janë: vija e bregut të liqenit, veçoritë e peizazhit të gadishullit të Linit dhe vetë fshatin, zonat kritike për integritetin skenik të liqenit (Driloni, peizazhi i bregut në veri të Linit) si dhe zonat ku janë identifikuar vendbanimet palafite. Ky është një i rëndësishëm për përgatitjen e dosjes nominale për të zgjeruar pasurinë e Trashëgimisë Botërore të Rajonit të Liqenit të Ohrit me pjesën shqiptare.

Nëse kjo zonë miratohet për t’u futur nën çadrën e UNESCO-s, atëherë Shqipëria do të numërojë katër destinacione, përfshirë këtu Butrintin (1992), Gjirokastrën (2005) dhe Beratin (2008). Si trashëgimi btorërore e mbrojtur është edhe Isopolifonia (2005).

Në listë pritjeje për në UNESCO-s kanë qenë edhe Amfiteatri i Durrësit (1996), si dhe varret mbretërore në Selcë (1996).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.