Bota

Lirohen 200 kurdët e marrë peng nga islamistët

Luftëtarët islamist në Siri kanë liruar së paku 200 burra kurdë në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

lirohen-200-kurd-euml-t-e-marr-euml-peng-nga-islamist-euml-t_hdObservatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër ka thënë se këta burra ishin ndaluar nga një grup militant që ka lidhje me Frontin Al Nusra, një degë kjo e Al Kaidës në Siri.

Idris Nassan, zyrtar nga kantoni i Kobanit, ka thënë se këta persona janë marrë peng më 5 prill derisa udhëtonin nga qyteza Afrin për në Aleppo apo Damask.

Newaf Khalil, zëdhënës i Partisë Unioni Demokratik Kurd ka thënë se burrat kanë qenë duke udhëtuar me pesë autobusë kur janë ndaluar në një pikë kontrolli në një fshat afër Idlibit, rajon që pjesërisht kontrollohet nga Fronti Al Nusra, transmeton Evropa e Lirë.

Militantët kanë lejuar gratë dhe fëmijët që ta vazhdojnë udhëtimin, por i kanë ndaluar burrat.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button