Kosova
Lirohet Ukë Rugova, arrest shtëpiak deri më 4 shtator
Avokati Nexhat Shabani ka konfirmuar lirimin e Ukë Rugovës. Ai tha se gjyqtari i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën e prokurorit për vazhdim të paraburgimit dhe ka vendosur masën e arrestit shtëpiak për të si masë të mjaftueshme.
Kjo masë ka afat deri më 4 shtator.
Rugova është arrestuar më 4 shkurt 2014 si i dyshuar për krim të organizuar lidhur me shitje të vizave Schengen të Italisë.