Kronika

Lista e 568 mësuesve që do testohen për licencat e reja

Pas verifikimit të kritereve për çdo kandidat, Agjencia Kombëtare e Provimeve ka shpallur gjatë mbrëmjes së djeshme emrat e mësuesve të rinj që plotësojnë kushtet e kërkuara për të hyrë në provimin e licencës.

Provimi i informatizuar do të zhvillohet sipas orareve dhe datave të planifikuara për secilin specialitet dhe kandidat. Në listën bashkangjitur shkrimit do të gjeni të detajuar orën dhe datën kur secili kandidat që kërkon të marrë lejen për ushtrimin e profesionit të mësuesit në lëndët, gjuhë shqipe dhe letërsi, biologji-kimi, gjermanisht, shkenca sociale, kimi, biologji, matematikë, fizikë, matematikë informatike, fizkulturë dhe italisht, për të konkurruar më pas për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit të detyruar, si dhe në gjimnaze.

Të gjithë mësuesit që janë pjesë e kësaj liste duhet të jenë të kujdesshëm që të kenë me vete dokumentet e kërkuara në ditën kur do të paraqiten për të dhënë provimin. Në të kundërt duhet të qëndrojnë për muaj të tërë në pritje deri në hapjen e sezonit të radhës të testimeve për licencat e reja. Ditën e provimit kandidati duhet të jetë i pajisur me: “Kartë Identiteti ose Pasaportë, dokumentin origjinal, si dhe një kopje të tyre, faturën e pagesës së tarifës së provimit të shtetit, kopje të diplomave të programeve të ciklit të parë dhe të dytë të studimeve të përfunduara prej tyre, si dhe njohjen e tyre nga MAS, në rast përfundimi të programeve të studimit jashtë shtetit.

Në rast ndryshimi të mbiemrit, kandidati të paraqesë certifikatën përkatëse që vërteton këtë ndryshim. AKP-ja nuk do të lejojë kandidatët që u mungojnë këto dokumente, të marrin pjesë në provimin e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit. Ekspertët e kësaj agjencie bëjnë me dije se mësuesit do të testohen në disa fusha, që kanë të bëjnë me njohuritë rreth kurrikulës së arsimit parauniversitar, metodat e mësimdhënies dhe mendimit kritik, detajimin e planeve të mësimdhënies, fushat e vlerësimit me notë të nxënësve, si dhe vlerësimit psikologjik të tyre, rregullat e menaxhimit të klasës, si dhe zbatimin e rregullave të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ndërkohë që krahas këtyre fushave të përgjithshme, pjesa dërrmuese e pyetjeve të testit do të orientohen rreth njohurive specifike të lëndës në të cilën mësuesi kërkon të sigurojë licencën profesionale.

Lista e plotë e mësuesve

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button