☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.31 ▼0.21%
ARI 4,665 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,136 ▲ +3% ETH $2,131 ▲ +3.66% XRP $1.3390 ▲ +2.06% SOL $82.2000 ▲ +2.18%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.31 ▼0.21 % ARI 4,665 ▼0.32 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.31 ▼0.21 % ARI 4,665 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kosova

Lista Serbe paraqet kërkesat: Çfarë duam që të largojmë protestuesit

Dy kërkesa i paraqiti përfaqësuesve të KFOR-it kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç në mënyrë që protestuesit serbë të tërhiqen nga ndërtesat e komunave në veri.
“Kërkesat tona janë që sherifët – siç e quajnë ata veten – të cilët janë të paligjshëm, të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe të drejtojnë njerëzit e tyre. Po kështu, të gjitha njësitë speciale në ndërtesën e komunës, përreth komunës, të tërhiqen në jug, sepse ky nuk është stacion policie, është bashki e qytetit”, deklaroi Rakiç nga Zvecani.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç foli pas tij duke paralajmëruar se protestuesit do të qëndrojnë deri në plotësimin e kërkesave të paraqitura.

“Ne nuk do të largohemi derisa ata të tërhiqen. Presim që KFOR-i të qëndrojë neutral ndaj statusit, të mos ofrojë mbrojtje për njësitë e paligjshme parapolicore, të ruajë paqen sepse ne jemi të interesuar për paqe. Qytetarët erdhën këtu për të mbrojtur paqen dhe familjet e tyre”, tha ai.

Pas rritjes së tensioneve në veri më 26 maj, Lista Serbe kërkoi nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, dhe qeveria serbe që të ndërpresin apo pezullojnë dialogun me Kosovën, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Asistenca që Policia e Kosovës i ofroi në 26 maj kryetarëve te rinj shqiptarë për të hyrë në zyrat e tyre u kundërshtua nga nga serbët lokalë, të cilët u përleshën me efektivët. Veprimet e Prishtinës u dënuan ashpër nga faktori ndërkombëtar, që ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës të heqë dorë nga “masat e dhunshme”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.