🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 25 Shtator 2026
S&P 500 7,738 ▲0.44%
DOW 51,785 ▲0.85%
NASDAQ 27,057 ▲0.44%
NAFTA 92.25 ▼2.49%
ARI 4,323 ▲0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
₿ CRYPTO
BTC $83,956 ▼ -0.58% ETH $2,694 ▲ +0.14% XRP $1.5702 ▲ +2.43% SOL $121.9900 ▲ +4.1%
S&P 500 7,738 ▲0.44 % DOW 51,785 ▲0.85 % NASDAQ 27,057 ▲0.44 % NAFTA 92.25 ▼2.49 % ARI 4,323 ▲0.59 % S&P 500 7,738 ▲0.44 % DOW 51,785 ▲0.85 % NASDAQ 27,057 ▲0.44 % NAFTA 92.25 ▼2.49 % ARI 4,323 ▲0.59 %
EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078 EUR/USD 1.1381 EUR/GBP 0.8605 EUR/CHF 0.9417 EUR/ALL 91.6119 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4549 EUR/TRY 55.6465 EUR/JPY 180.61 EUR/CAD 1.6078
25 Sht 2026
Breaking
Politika

LIVE/ Kryeministri Rama nga Asambleja e OKB-së: Shqipëria vendi i parë që e solli në qeveri me Diellën!

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin e tij nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së sot në Nju Jork (25 shtator) në emër të Shqipërisë.

Nga salla e OKB-së kreu i ekzekutivit e nisi fjalën e tij me Inteligjencën Artificiale, ku theksoi se:

“Rreziku për Inteligjencën Artificiale është se do i përgjigjet në mënyrë të bindur njeriut të gabuar”.

Ai përkrahu zhvillimin e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale duke “e kontrolluar atë sa më mirë dhe krijuar institucione efikase dhe civilizim”.

“Zoti President, të dashur përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, jam surprizuar shumë pozitivisht që shumë miq donin të dinin rreth asaj që po ndodh në vendin tonë me AI. Ndryshoi kuptimin e mbijetesës njerëzore. Kush mund të hyjë në mendjen e një qytetari, të imitojë një zë të besuar. Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fjalës së fundit, por jemi një komb që e kemi jetuar të ardhmen që të tjerët ende janë duke e debatuar. Mendoj që mesazhi që ju detyrohemi është tejet i thjeshtë, rreziku i menjëhershëm është që AI nuk do ndalet së binduri njerëzimit, por do t’i bindet njeriut të gabuar“, e nisi fjalën e tij kryeministri.

Ai foli edhe për zbatimin e Inteligjencës në Qeveri, me rastin e Diellës, duke rrëfyer eksperiencën e Shqipërisë në këtë fushë.

“Shqipëria vendi i parë që solli Inteligjencën Artificiale në strukturën qeveritare nëpërmjet Diellës. Procedurat bëhen më transparente dhe shteti më llogaridhënës”.

“Rreziku më i madh nuk është se inteligjenca artificiale do të ndalet së binduri njerëzimit. Rreziku më i madh do të jetë nëse do t’i bindet njeriut të gabuar. Sfida vjen në tre nivele; çfarë bën inteligjenca në vendin tonë, çfarë na bën ne, dhe kush e përfton fuqinë për të mbërritur te ne,” deklaroi Rama.

Sipas tij, sfida e inteligjencës artificiale shtrihet në tre nivele kryesore: çfarë bën ajo në vendin tonë, çfarë na bën ne si individë dhe si shoqëri, dhe kush e përfton fuqinë për të mbërritur te ne.

Kryeministri theksoi se makineritë nuk kanë ndërgjegje, por mund të “huazojnë” shtrirjen e një qeverie, pozicionin e një arme dhe intimitetin e një miku.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje stimujt ekonomikë që rrethojnë zhvillimin e inteligjencës artificiale, të cilët shpesh zëvendësojnë përpjekjen njerëzore në vend që të rrisin kapacitetin e njeriut.

“Mund të krijojmë institucione më efikase, por do të kemi njerëz më pak të aftë,” paralajmëroi Rama.

Në fjalën e tij, kryeministri shqiptar e trajtoi inteligjencën artificiale si një teknologji me potencial të dyfishtë: mjet që mund të forcojë qeverisjen dhe shërbimet publike, por edhe rrezik serioz nëse bie në duar të gabuara ose përdoret pa kontroll dhe pa përgjegjësi njerëzore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.