LIVE! Njerëz me maska në krye të protestës! Nisin aktet e dhunës në Tiranë, shkulen pllakat e bulevardit dhe semaforët!
Rreth orës 12:40 ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës. Të grumbulluar prej më shumë se 2 orësh në Sheshin “Skënderbej”, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, teksa më herët hodhën gurë dhe thyen xhamat e ish-hotel Dajtit, godina e re e Bankës së Shqipërisë.
Raportohet se protestuesit e maskuar kanë shkulur pllakat e trotuareve te bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit për sulmet ndaj policisë. Gjatë rrugës, disa prej tyre kanë shkulur kangjella dhe semaforë.
Me vendosjen te Kryeministria, protestuesit kanë hedhur sende të forta drejt godinës dhe policisë, teksa forcat e rendit janë përgjigjur me ujin me presion, e me gazin lotsjellës dhe botet e ujit.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.