Rajoni

Llogaritë sekrete të grekëve, Athina arrin marrëveshje me Zvicrën për hetimet në banka

Greqia dhe Zvicra kanë rënë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin duke rifilluar bashkëpunimin për zbulimin e depozitave të padeklaruara të grekëve të pasur në bankat zvicerane.

greqi-zvicerNë zyrën kryeministrore në Athinë, dy ministra të qeverisë Tsipras janë takuar me zyrtarë të lartë zviceranë dhe kanë biseduar se si të përballojnë sfidën e kapjes së evazorëve dhe të shmangies në të ardhmen të këtij fenomeni që ka dëmtuar pa masë ekonominë dhe sistemin bankar të vendit ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin.

Lufta ndaj evazionit fiskal dhe mbushja e arkave të shtetit nga taksat e papaguara është një nga reformat prioritare për qeverinë greke, e cila beson se mund të bëjë përpjekje intensive për të mbledhur të ardhura nga taksat e papaguara, në vend që të imponojë masa të reja shtrënguese për qytetarët.

Jacques de Ëatteville, i ngarkuari për Çështjet Ndërkombëtare Financiare të Zvicrës, tha: “Patëm për më shumë se dy orë e gjysmë bisedime, diskutuam për situatën në Greqi, por gjithashtu edhe për përpjekjet ndërkombëtare për të luftuar krimet financiare. Ne mund të themi se kemi një marrëveshje të dyfishtë tatimore me Greqinë, e cila ka qenë e zgjeruar dhe versioni i fundit është në fuqi që nga viti 2012. Kjo marrëveshje lejon bashkëpunimin e plotë dhe ndihmë administrative për evazion fiskal dhe mashtrimet mbi taksat.”

Edhe qeveria e mëparshme konservatore ka pasur bisedime me autoritetet zvicerane në vitin e kaluar, por nuk është parë asnjë progres në këtë proces. Nuk ka ende shifra zyrtare të konfirmuara se sa arrijnë depozitat e grekëve të pasur në bankat zvicerane.

Në disa publikime që u referohen burimeve të pakonfirmuara, thuhet se kjo shumë shkon nga 30 miliardë deri në 60 miliardë euro, disa media gjermane vlerësojnë se janë mbi 800 miliardë euro, ndërsa disa prej financierëve më në zë të Austrisë deklaruan dy ditë më parë se Greqia lehtësisht mund të kishte çdo vit të ardhura rreth 15 miliardë euro nga taksat mbi këto depozita.

Gjithsesi, dihet ligjërisht se marrëveshja dypalëshe e Greqisë me Zvicrën nuk lejon kontrollin e të gjitha depozitave, përveçse të atyre që është dhënë urdhër nga prokurori kur ka dyshime për pastrim parash dhe kjo është një pengesë serioze që duhet të kapërcejë qeveria greke.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button