Te ndryshme

Logot e famshme: Si do të dukeshin, sikur të ishin të ndershme?

Logot e firmave të mëdha nxisin emocione që lidhen kryesisht me asosacione pozitive, duke kërkuar të jenë të dashura për publikun. Ato përdorin shumë ngjyrat dhe efektet, hiperbolat moderne nëpërmjet teknikave që koha u mundëson. Mirëpo jo për të gjithë ndodh kështu, sidomos kur je artist.

Ndodh, për shembull, që kur sheh një “M” të madhe që të sjell ndër mend koncernin gjigant “McDonald’s”, ti e di se je shumë pranë një pike fast-food-i. Kur sheh virgjëreshën e “Starbucks”-it, shumë njerëz mendojnë menjëherë për një kafe të ngrohtë, një gotë plot qumësht e biskota.

Disa logo përmbajnë madje edhe mesazhe të fshehta. Në logon e “Tobolerone”, pas malit të famshëm për shembull, fshihet një ari, por mendja mund të mos të shkojë menjëherë te çokollata e famshme zvicerane.

Dimensioni i ri në syrin e artistit

Por logot e markave të famshme të shumë fushave, që nga industria ushqimore, ajo e fast-food-it, e cigareve e deri tek ato të teknologjisë, mund të marrin një konotacion tjetër, një dimension shumë domethënës, edhe pse komik, nëse do të shiheshin me syrin e një artisti.

Ato mund të ngjallin emocione të reja, tërësisht të ndryshme nga ato çka kanë dashur të transmetojnë, apo jemi mësuar të përftojmë prej tyre kur i shohim nëpër reklama apo postera, supermarkete e billborde, aq të mëdha saqë realisht ka ndodhur që imazhet e ndonjërës prej tyre i kanë tërhequr vëmendjen aq shumë ndonjë shoferi “të pavëmendshëm”, saqë e kanë nxjerrë atë edhe nga rruga, apo përplasur me makinën përballë, duke i marrë jetën.

Logot e markave shesin ëndrra

Por çfarë mund të ndodhte, nëse logot do të tentonin të ishin të vërteta, të mos jepnin mesazhet për të cilat ato paguajnë miliona për t’i konceptuar e për t’i dizenjuar? Nëse ato nuk do të tentonin të shisnin një botë ëndrrash?

Artisti suedez, Viktor Herz, duket se ia ka dalë t’i shohë ato si askush tjetër, çka në fakt është paradoksalisht edhe imazhi të cilin shumë njerëz do të donin t’ua njihnin atyre me të vërtetë, e sidomos anëtarë të shoqërisë civile, luftëtarë të të drejtave të njeriut, avokatë të konsumatorëve, anarkistë, antikomercialistë, antikapitalistë, ambientalistë etj.

Suedezi Herz duket se ka sjellë për publikun së fundmi një pjesë nga seria e tij nën emrin domethënës “Honest Logos” (logo të ndershme) disa logo të firmave e koncerneve më të mëdha botërore, që u përkasin shumë fushave, të shndërruara në mesazhe, paçka se në formë duken njësoj.

A janë ato antireklamë? Duket se ai nuk e ka menduar të tillë, ai vetëm ka shprehur artistikisht atë që ai mendon se qëndron. Bashkangjitur këtij artikulli, do të gjeni një numër të propozimeve të tij:

McDonalds

Koncerni i ushqimit të shpejtë, McDonalds, shihet në syrin e tij si sinonim i diabetit

B&B-Donuts

Firma e prodhimeve të brumërave e ëmbëlsirave “B&B-Donuts”, nga artisti suedez shihet si sinonim i dhjamit dhe shëndoshjes

“Camel”

Firma e njohur e cigareve, “Camel”, shihet e deformuar qëllimisht për të dhënë nga artisti suedez, përshtypjen e vrasësit të trupit të njeriut, e shënjuar nën fjalën kobndjellëse “Cancer”

Marlboro

Firma tjetër e njohur e prodhimit të cigareve, “Marlboro”, logo e së cilës njihet shumë mirë nga të gjithë duhanpirësit në botë, shihet të transmetojë në mënyrë ironike mesazhin “harxhues i kotë parash”

Windows

Logo e famshme e “Windows”-it, të cilën tashmë çdokush që përdor kompjuter e njeh mirë, në mënyrë sarkastike na sjell ndër mend problemet e shumta që shpesh hasim prej tij, duke na paralajmëruar se: “Ndonjëherë edhe punon!”

Coca Cola

Për sloganin e markës së famshme të prodhimit të pijeve “Coca Cola”, artisti ka preferuar të përcjellë mesazhin: “Shijo komercializmin”

StarBucks

Shumëkush e di se çfarë ofron rrjeti i mirënjohur amerikan i kafeneve “StarBucks”. Sipas Herz, përtej një “skinny latte”, ai ua bën të qartë shumë thjeshtë adhuruesve të tij, se pas logos të tij mund të fshihej fare mirë një “bombë kalorike”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button