☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.47 ▼4.2%
ARI 4,548 ▲3.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,118 ▲ +0.27% ETH $2,172 ▲ +0.8% XRP $1.4210 ▼ -0.15% SOL $92.2300 ▲ +0.94%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.47 ▼4.2 % ARI 4,548 ▲3.32 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.47 ▼4.2 % ARI 4,548 ▲3.32 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

LONDËR – Vazhdojnë ndarjet brenda qeverisë për çështjen e Brexit

Ndarjet vazhdojnë të mbretërojë brenda qeverisë britanike për çështjen e Brexit ndërkohë që ministri i Tregtisë Ndërkombëtare hodhi sot poshtë nevojën për një periudhë tranzicioni post-Brexit mbështetur nga ministri i Financave.

Në një intervistë për “Sunday Times”, ministri i Tregtisë Liam Fox deklaroi se nuk ka marrë pjesë në të tilla diskutime edhe pse tashmë ato janë zhvilluar, për çështjen e një periudhe të mundshme tranzicioni tre-vjeçar pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, parashikuar në muajin mars 2019.

Ministri i Financave, Finances Philip Hammond kishte këmbëngulur mbi faktin se kishte një konsensus të gjerë brenda qeverisë për të zbutur efektet e Brexit dhe për të shmangur për britanikët një shkëputje brutale të nesërmen e Brexit.

Hammond shtoi se për këtë arsye, shtrëngimet e mundshme për imigracionin, “kali i betejës” për mbështetësit e Brexit, nuk do të zbatohen menjëherë dhe se parimi për qarkullimin e lirë të personave do të mbahet për tre vite pas konkretizimit të Brexit.

Liam Fox replikoi sot duke konfirmuar se kjo perspektivë binte ndesh me rezultatin e referendumit të 23 qershorit 2016 gjatë të cilit 52 për qind e britanikëve u shprehën për divorcin me BE-në.

“Ne kemi qenë të qartë, rigjetja e kontrollit të kufijve tanë ishte një prej prioriteteve tona”, nënvizoi ai.

Ministri i Tregtisë Ndërkombëtare mori mbështetjen e ish-sekretarit të Shtetit për Brexit, David Jones, i cili e ka cilësuar një periudhë të mundshme tranzicioni si shumë të rrezikshme.

Ai akuzoi Hammond për manovrime në një kohë që kryeministrja britanike, Theresa May ndodhet me pushime në Itali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.