roze

Louis Tomlinson së shpejti baba

Louis Tomlinson përflitet se do të jetë babai i një fëmije me një stiliste nga Los Angeles si pasojë e një marrëdhënie të shkurtër. Sipas revistës “People”, ylli 23-vjeçar i One Direction dhe mikesha e tij Briana Jungwirth do të bëhen së shpejti prindër.

Një mik i përbashkët i çiftit tregon se edhe pse Louis dhe stilistja nuk janë në një marrëdhënie, këngëtari do të bëhet baba kur fëmija të vijë në jetë vitin tjetër.

Çifti është njohur me njëri-tjetrin pak muaj më parë pas ndarjes së Louis nga e dashura e tij Eleanor Calder në muajin mars.

“Louis është i lumtur dhe i emocionuar që do të bëhet baba dhe mendon se Briana do të jetë një nënë e mrekullueshme. Në fillim ishte një surprizë për të por ai dhe Briana janë miq shumë të ngushtë dhe kjo gjë i ka bërë akoma më të afërt,” ka thënë burimi për revistën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button