☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,360 ▲ +1.3% ETH $2,319 ▲ +1.65% XRP $1.2815 ▲ +0.12% SOL $92.7200 ▼ -0.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

LSDM kërkon që Qeveria të publikojë rezultatet e analizave: Mbi bazë të cilave parametra është lejuar përdorimi i ujit

LSDM kërkon që Qeveria të publikojë rezultatet e analizave mbi bazën e të cilave është marrë vendimi për përdorimin e ujit në Gostivar si ujë teknik.

Nga LSDM thonë se në vend të Ministrit të Shëndetësisë, për situatën sot informoi Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, i cili njoftoi se uji mund të përdoret për nevoja higjienike, por pa publikuar rezultate specifike laboratorike.

“Toshkovski kërkon konfirmim nga ekspertët, por publiku ende nuk ka informacion mbi analizat dhe parametrat mbi bazën e të cilëve është marrë vendimi”, thotë LSDM.

“Uji teknik zakonisht përdoret për qëllime të tilla si larja e rrugëve, ujitja e sipërfaqeve të gjelbra, sistemet e zjarrfikjes dhe shkarkimi i tualeteve, dhe përdorimi i tij për dush dhe higjienë personale, sipas mendimit të tyre, duhet të bazohet ekskluzivisht në analiza mikrobiologjike”.

“Bazuar në këto gjetje, institucionet shëndetësore duhet të thonë nëse uji është i sigurt për higjienën personale, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe kategoritë e tjera të cenueshme të qytetarëve”, thonë nga LSDM.

Ata kërkojnë që Instituti i Shëndetit Publik dhe drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik – Shkup, Marija Andonovska, të shpjegojnë publikisht se për çfarë saktësisht mund të përdoret uji në Gostivar.

“Institucionet kompetente shëndetësore duhet të japin përgjigje, jo Ministri i Brendshëm. Qeveria dhe Ministri Toshkovski duhet ta publikojnë dokumentin zyrtar me analizat, kush e ka nënshkruar dhe cili institucion qëndron pas vendimit”, thonë nga LSDM.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.