Maqedonia
LSDM për përgjimet: Nuk ka pasur shërbime të huaja
Qeverisja kriminale e Nikolla Gruevskit është duke u fshehur nga mediat proqeveritare. Madje as që e përmendin hetimin që po bëhet mbi bandën e tij, shprehen nga partia opozitare maqedonase, LSDM.
“Hetimet e ngritura për shkatërimin e pajisjeve për përgjim të paligjshëm të qytetarëve është një dëshmi e fortë se nuk ka pasur shërbime të huaja. Gruevski gjithmonë gënjen. Vendimi i turpshëm Kushtetues është një dëshmi edhe më e fortë për vjedhjen në zgjedhje. Asnjë gjykatës e asnjë vendim i tyre nuk do ta shpëtojë Gruevskin për krimin e bërë dhe përgjegjësinë që duhet marrë”, thuhet më tej në reagimin e LSDM-së.