Politika
LSI, Vasili: Raporti i OSBE/ODIHR nënvizon se fushata ishte e qetë
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi në një konferencë për shtyp se raporti i OSBE/ODIHR-it ”nënvizon se fushata u zhvillua e qetë”.
“Këto konstatime janë një motiv më shumë për të ecur në rrugën e përmirësimit. Tani duhet të përqendrohemi në gjërat që duhen përmirësuar”, tha Vasili.
“T’i futemi sa më parë procesit të përmirësimit të vërejtjeve në raport, që zgjedhjet e ardhshme të jenë të një standardi akoma më të lartë. LSI shpreh vullnetin e plotë për të kontribuar në përmirësimin e menjëhershëm dhe për të ngritur standardet e ardhshme zgjedhore, që i mirëpresin shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë”, shtoi Vasili.