Lufta me zjarrin në Peqin vijon në ditën e tretë, flakët i afrohen banesave! Digjet një shtëpi në Aspiraj (VIDEO)
Prej 57 orësh vijon lufta me flakët në Peqin. Zjarri që ka përfshirë disa zona vijon të përhapet, ndërsa era e fortë ka favorizuar avancimin e flakëve gjatë natës.
Terreni i vështirë po e komplikon ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, të cilat vijojnë betejën në terren, të mbështetura edhe nga ndërhyrja ajrore.
Flakët janë afruar pranë banesave, ndërsa një shtëpi është djegur në fshatin Aspiraj. Forcat në terren po punojnë për izolimin e vatrave dhe mbrojtjen e banesave.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.