☀️
Tiranë 25°C · Kthjellët 03 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
₿ CRYPTO
BTC $84,593 ▼ -2.07% ETH $2,680 ▼ -2.47% XRP $1.4832 ▼ -3.63% SOL $119.3000 ▼ -2.04%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029 EUR/USD 1.1252 EUR/GBP 0.8508 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 92.0700 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 55.2880 EUR/JPY 177.78 EUR/CAD 1.6029
03 Tet 2026
Breaking
Kosova

Merz i shkruan Kurtit për mandatin e ri: Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës

Kancelari gjerman e përgëzoi kryeministrin Kurti për rizgjedhjen dhe theksoi miqësinë e veçantë me popullin e Kosovës, sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar dje një letër urimi për Qeverinë dhe mandatin e ri nga kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, siç njofton Zyra e Kryeministrit në Kosovë përmes raportimit të KosovaPress-it.

“Ju përgëzoj përzemërsisht për rizgjedhjen Tuaj Kryeministër i Republikës së Kosovës. Kosova ka lënë pas muaj të tërë të pasigurisë politike, e cila i ka imponuar vendit kosto të larta. Konfirmimi i zgjedhjes Tuaj ofron mundësinë e ndërtimit të urave përtej prizmit partiak, zgjidhjes së çështjeve të hapura institucionale dhe avancimit të reformave”, shkroi kancelari Merz, cituar në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Krahas urimeve për sukses në mandatin e ri qeverisës, kancelari gjerman shkroi se Gjermania qëndron fuqishëm përkrah Kosovës, duke e theksuar miqësinë e veçantë me popullin e Kosovës.

Letra e urimit vjen pasi Kosova ka konstituar institucionet e reja pas një periudhe të gjatë bllokade politike, e cila kishte vonuar vendimmarrjen institucionale për muaj me radhë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.