☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.03 ▼0.1%
ARI 4,132 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,571 ▲ +2.77% ETH $2,423 ▲ +4.23% XRP $1.3241 ▲ +3.29% SOL $96.7900 ▲ +3.67%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.03 ▼0.1 % ARI 4,132 ▲1.44 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.03 ▼0.1 % ARI 4,132 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme! Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa i përket Iranit është që Teherani të mos zhvillojë apo të ketë armë bërthamore.

“Qëllimi numër një është dhe do të jetë gjithmonë që Irani të mos mund të ketë, në asnjë mënyrë, formë apo rrethanë, një armë bërthamore”, shkroi Trump në një postim të shkurtër në platformën e tij, Truth Social më 17 gusht.

Deklarata i tij vjen në përfundim të afatit të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar mes Uashingtonit dhe Iranit më 17 qershor, i cili parashihte një afat prej 60 ditësh për zhvillimin e mëtejshëm të bisedimeve, me synimin që palët të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që ka nisur gjashtë muaj më parë.

Irani vazhdimisht ka insistuar se programi i tij bërthamor është për qëllime civile, duke thënë se nuk synon që të ketë armë bërthamore.

Irani dhe SHBA-ja nuk kanë negociuar një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit brenda 60 ditëve të dakorduara nga palët për një marrëveshje më të gjerë, ndërsa qëllimi fillestar i deklaruar i memorandumit – hapja e Ngushticës së Hormuzit – nuk është arritur.

Që nga nisja e sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit në fund të shkurtit, Teherani e ka bllokuar kalimin e sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit. Para se të niste lufta, nëpër këtë ngushticë kalonte rreth një të pestën e furnizimeve globale me naftë dhe gaz./REL

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.