Luftanije amerikane në detin e Zi. Vendimi pritet të rrisë tensionet me Moskën
Ideja, megjithatë nuk është finalizuar ende. Komandanti Kyle Raines, zëdhënës i Flotës së 6 të SHBA-ve, sqaroi ndërkohë se forcat amerikane kryejnë vazhimisht operacione për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin përgjatë zonës së veprimit të Flotës së 6-të amerikane, që përfshin ujërat ndërkombëtarë dhe hapësirën ajrore të detit të Zi.
“Ne rezervojmë të drejtën për të vepruar lirshëm në përputhje me ligjet dhe normat ndërkombëtare”, tha Raines.
NATO, që përfshin disa shtete anëtare të detit të Zi dhe Shtetet e Bashkuara, ka dërguar vazhdimisht anije luftarake për të patrulluar në detin e Zi, pavarësisht shqetësimeve të Rusisë. Plani amerikan vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Moskës mbi një sërë çështjesh, por edhe përshkallëzimit të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë, pas incidentit në detin Azov, kur forcat ruse hapën zjarr ndaj 3 anijeve ukrainase.