🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 24 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 86.19 ▼1%
ARI 4,663 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
₿ CRYPTO
BTC $77,547 ▲ +0.68% ETH $2,454 ▲ +1.52% XRP $1.5260 ▲ +4.24% SOL $95.5700 ▲ +1.99%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.19 ▼1 % ARI 4,663 ▼0.37 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.19 ▼1 % ARI 4,663 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5980 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3284 EUR/TRY 56.1714 EUR/JPY 185.62 EUR/CAD 1.6077
24 Aug 2026
Breaking
Bota

Luftanije amerikane në detin e Zi. Vendimi pritet të rrisë tensionet me Moskën

Shtetet e Bashkuara po planifikojnë dërgimin e një anijeje luftarake në detin e Zi. Rrjeti mediatik amerikan CNN thotë se zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë kërkuar nga Departamenti i Shtetit të njoftojë Turqinë, mbi planin që luftanija të kalojë nëpër ngushticat e Bosforit dhe të Dardaneleve, të cilat ndajnë Stambollin dhe lidhin Mesdheun me detin e Zi.
Për këtë raport të tij, CNN-i citon 3 zyrtarë amerikanë, të cilën nuk deshën të identifikoheshin. Një traktat disadekadësh kërkon që të gjitha vendet, të cilat nuk kanë dalje në detin e Zi, ta njoftojnë Turqinë 15 ditë më herët për kalimin e luftanijeve të tyre nëpër këto ujëra.

Ideja, megjithatë nuk është finalizuar ende. Komandanti Kyle Raines, zëdhënës i Flotës së 6 të SHBA-ve, sqaroi ndërkohë se forcat amerikane kryejnë vazhimisht operacione për të avancuar sigurinë dhe stabilitetin përgjatë zonës së veprimit të Flotës së 6-të amerikane, që përfshin ujërat ndërkombëtarë dhe hapësirën ajrore të detit të Zi.

“Ne rezervojmë të drejtën për të vepruar lirshëm në përputhje me ligjet dhe normat ndërkombëtare”, tha Raines.

NATO, që përfshin disa shtete anëtare të detit të Zi dhe Shtetet e Bashkuara, ka dërguar vazhdimisht anije luftarake për të patrulluar në detin e Zi, pavarësisht shqetësimeve të Rusisë. Plani amerikan vjen në një kohë tensionesh të shtuara mes Uashingtonit dhe Moskës mbi një sërë çështjesh, por edhe përshkallëzimit të situatës mes Ukrainës dhe Rusisë, pas incidentit në detin Azov, kur forcat ruse hapën zjarr ndaj 3 anijeve ukrainase.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.