☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▼0%
DOW 51,864 ▼0.36%
NASDAQ 27,244 ▲0.45%
NAFTA 89.84 ▼2.74%
ARI 4,397 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $86,331 ▼ -1.04% ETH $2,757 ▼ -1.62% XRP $1.5802 ▲ +3.71% SOL $118.2400 ▼ -0.61%
S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.84 ▼2.74 % ARI 4,397 ▲0.3 % S&P 500 7,765 ▼0 % DOW 51,864 ▼0.36 % NASDAQ 27,244 ▲0.45 % NAFTA 89.84 ▼2.74 % ARI 4,397 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Boterori

“Luftë” Real-Tebas, klubi madrilen akuzon: Qëndrimi i tij dëmton imazhin e futbollit spanjoll!

Një polemikë ka shpërthyer në Spanjë mes Real Madridit dhe presidentit të La Ligës, Javier Tebas, pas ankesave të “Los Blancos” lidhur me gjykimin në ndeshjen derbi që humbën ndaj Atlético Madridit gjatë fundjavës.

“Të pretendosh se gjyqtarët e kanë inat Real Madridin do të thotë të jetosh në një galaktikë tjetër. Ky narrativ shërben si alibi për të mbuluar mangësi të tjera – të dukshme me sy të lirë edhe në këto ndeshje të hershme të sezonit. Është më e lehtë të hipotezosh një komplot sesa të shpjegosh atë që po ndodh realisht në fushë”, tha Tebas, komentet e të cilit kanë marrë një jehonë të gjerë në mediat spanjolle.

Real Madridi reagoi menjëherë duke lëshuar një deklaratë zyrtare, në të cilën thuhet se Tebas ka një “fiksim” ndaj klubit dhe komentet e tij të fundit cilësohen si “të rënda dhe të pakuptueshme – të papërshtatshme për një drejtues përgjegjës”.

“Besojmë se kompeticioni ka nevojë urgjente për një drejtues të aftë për ta menaxhuar dhe për të shfrytëzuar plotësisht potencialin e tij, duke respektuar njëkohësisht detyrën themelore të neutralitetit,” thuhet në deklaratën e Real Madridit, e cila thekson se qëndrimi i Tebasit “dëmton imazhin e futbollit spanjoll”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.