Ekonomia

Lugina e Thethit në këto ditë vjeshte

Turizmi i peisazhit tashmë është më i preferuari i kësaj stine. Era dimërore ka filluar të ndihet dukshëm nëpër pyje dhe më e cilësuar është në lartësitë e bjeshkëve.

Mrekullia e krijuar nga zverdhja e gjetheve në pyjet e lartësive të Thethit, është befasuese. Kjo bën që në ta të ketë çdo ditë vizitorë të shumtë.

Thethi është i vizitueshëm në katër stinët. Në pranverë dhe verë për gjelbërimin e rrallë, në dimër për bardhësinë e deborës dhe për lojrat aventureske me të, ndërsa vjeshta për kolorin befasues dhe begatinë në frutikulturë.

Turiste të shumtë ngjiten në këto lartësi pikërisht për këto vlera emocionale. Për një turizëm gjithëvjetor në këtë zonë tepër të lakmueshme per vizitoret, duhet menduar edhe për infrastrukturën rrugore, që le shumë për të dëshiruar për t’u ngjitur në Luginën e Thethit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button