Rajoni

Lukashenko dhe tranziti i gazit rus drejt Europës

Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksander Lukashenko kërcënoi me mbylljen e rubinetit të gazit Jamal Europa. Por Gazpromi ka rrugë të tjera për të sjellë gaz tek klientët e tij.Lajmi pushtoi para pak ditësh mediat: Pushtetmbajtësi bjellorus, Aleksander Lukashenko kërcënon Europën me ndaljen e tranzitit të gazit rus drejt Europës! Kërcënimi erdhi në kulmin e konfliktit me migrantët dhe refugjatët në kufirin mes Bjellorusisë dhe BE, por edhenë kohën e shpërthimit të çmimeve në tregun europian të gazit, pikërisht tani në fillim të dimrit. Pak më vonë presidenti rus, Putin deklaroi, se ai nuk kishte dëgjuar për një ide të tillë, dhe se nuk do të kishte shkelje të marrëveshjeve bilaterale të tranzitit.

Lukashenko kërcënon edhe me bllokimin e mauneve tranzit

Por a mori fund rreziku i ndërprerjes së furnizimit? Sa e rëndësishme është për sigurinë e furnizimit të BE linja e gazsjellësit Jamal Europa që sjell gaz nga Bjellorusia në Poloni drejt Gjermanisë? E qartë është që në momentin e mllefit në mbledhjen e qeverisë në Minsk, Lukashenko nuk kishte parasysh vetëm tranzitin e gazit, por kërcënoi me bllokadën e çdo lloj furnizimi nga BE drejt tregut rus. Ai përmendi shprehimisht edhe maunet e transportit nga Polonia dhe Gjermania që shkojnë për në Rusi. Ky aspekt gjeti pak vëmendje në raportimet e mediave botërore. As Putini nuk i tregoi shumë vëmendje, megjithëse Rusia sidomos përmes Bjellorusisë dhe më shumë me maune importon pjesën më të madhe të mallrave nga e gjithë BE. Bllokimi i këtij tranziti do të dëmtonte rëndë transportin e mallrave ruso-europian.

Gazprom: Tre korridore transporti në drejtim të perëndimit

Vetëm pas fjalimit të improvizuar për reagimet e mundshme në lidhje me sanksionet e tjera të BE, Lukashenko foli për gazin. Këtu duhet kujtuar se ai kërcënoi të ndalë një gazsjellës, që kalon përmes Bjellorusisë, por nuk i përket këtij vendi. Pronari i vetëm i kësaj infrastrukture të transportit të gazit është Gazprom. Teknikisht Lukashenko mund të mbyllte rubinetin e gazit, këtë e pranoi edhe Putin në një intervistë televizive, por kjo do të ishte shkelje e rëndë e të drejtës në fuqi e Moska nuk do ta pranonte kaq lehtë këtë.

Nëse vjen puna deri aty, dhe Lukashenko nuk e lejon gazin të shkojë në Europë, Gazpromi ka mundësi të tjera se si të përcjellë tek gazin tek klientët e tij, përmes tre korridoreve të transportit, nga të cilët gazsjellësi Jamal Europa me një kapacitet prej 33 miliardë metër kubikë në vit është më i vogli. Gazsjellësi Nordstream 1 me një kapacitet prej 55 miliardë metër kubikë që është në punë prej 10 vjetësh do të ofrojë drejtpërdrejt përmes Detit Balltik deri në fund të vitit 2024, sipas marrëveshjes 40 miliardë metërkubikë. Në rast nevoje mund të rriten kapacitetet.

Nord Stream 2 do të zëvendësonte Jamal-Europa

Gazprom, krahas kësaj nga ky vit ofron në Europën Juglindore përmes Balkan Stream gaz deri në 15,75 metër kubikë në Bullgari, Serbi dhe Hungari. Ky gazsjellës është vazhdimësi e gazsjellësit nga Rusia në Turqi, Turkish Stream. Por ekziston edhe gazsjellësi Nord Stream 2 i ndërtuar, por që ende nuk ka marrë lejen nga BE me një kapacitet prej 55 miliardë metër kubikë. Nëse Lukashenko e mbyll rubinetin, kjo do të sfidonte Rusinë, nga e cila Bjellorusia është e varur, por nga ana tjetër do t’i sillte edhe favore Moskës. Sepse Moska do të kishte një argument më të fortë pse europianët duhet ta vënë sa më shpejt të jetë e mundur në punë gazsjellësin Nord Stream 2.

Sikur BE të lejonte edhe vetëm një degë të gazsjellësit të ri, Jamal Europa me 27,5 milardë metër kubikë do dilte jashtë loje. Duhet theksuar, se edhe vetë Gazprom për vitin 2021/2022 nuk ka rezervuar kapacitete afatgjata transporti, dhe dëshiron të vendosë çdo muaj se sa gaz do të kalojë përmes tij. Pra çdo lloj gazsjellësi që Lukashenko e përdor si kërcënim për bllokadë do të bëhej i papërdorshëm në rast se bllokada do të bëhej realitet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button