🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $57,918 ▼ -6.16% ETH $1,642 ▼ -6.04% XRP $0.8968 ▼ -6.01% SOL $68.2600 ▼ -5.14%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Sociale

Lushnjë-Ballagat, 15 kilometrat që rrezikojnë jetë njerëzish, drejtuesit: Ka 20 vite që nuk vë kush dorë

Segmenti që lidh Lushnjën me Ballagatin e më tej Peqinin u shërben mbi 5000 banorëve, por prej dy dekadash nuk njeh investime; gropat dhe shembjet e asfaltit po bëhen shkak aksidentesh, ndërsa bashkia pret investimin nga qeveria qendrore.

Edhe pse u shërben më shumë se 5000 banorëve, e gjatë verës edhe turistëve, segmenti rrugor Lushnjë-Ballagat vijon të përkeqësohet, duke u kthyer në rrezik për jetën e përdoruesve, siç njofton Shqiptarja.com. Në rrugën 15 kilometra të gjatë nuk është vënë dorë prej dy dekadash, ndërkohë që bashkia, e pafuqishme për ndërhyrjen, pret investimin nga qeverisja qendrore.

Drejtuesit e mjeteve që kalojnë përgjatë këtij segmenti, që lidh qytetin e Lushnjës me njësinë administrative Ballagat e më tej Peqinin, tregojnë se prej dy dekadash rruga nuk njeh investime, çka ka sjellë dëmtimin e shtresave asfaltike. “Kemi kaq vite që kalojmë këtu dhe rruga e prishur. S’ka vënë kush dorë që kur u ndërtua”, u shpreh njëri prej tyre, ndërsa një tjetër shtoi: “As që vë kush dorë të paktën të mbyllin këto gropa. As që do t’ia dijë njeri”.

Gërryerja e asfaltit në të dyja anët e segmentit ka ngushtuar gjerësinë e rrugës, teksa manovrat në tentativë për të mbrojtur automjetet nga amortizimi po bëhen shkak për aksidente. “Edhe makinat e mëdha e kanë të vështirë. Është bërë shumë, shumë keq. Tani që është sezoni i ullinjve, nuk mund të kalosh dot”, tha një drejtues tjetër. Një banor tregoi se te një kthesë ka rënë një furgon me 12 a 13 pasagjerë, të cilët u dëmtuan, por fatmirësisht shpëtuan: “Ajo është shembur, po shembet gjithandej”.

Bashkia e Lushnjës e ka të pamundur ndërhyrjen me buxhetin e saj në segmentin 15 kilometra të gjatë. Projekti për rikonstruksionin e plotë të rrugës Lushnjë-Ballagat është dorëzuar në Ministrinë e Infrastrukturës, por ende pa një dritë jeshile për investimin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.