Bota

Macron bën thirrje për krijimin e një ushtrie europiane për t’u mbrojtur nga Kina, Rusia e SHBA

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë thirrje të martën për krijimin e një ushtrie të vërtetë evropiane, për të mbrojtur më mirë veten kundër Rusisë dhe madje edhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas mediave të huaja raportojnë se Macron ka bërë thirrje për formimin e një force ushtarake të përbashkët të BE-së që nga ardhja e tij në pushtet vitin e kaluar, tha se Evropa ka nevojë për të reduktuar varësinë e saj nga fuqia amerikane, sidomos pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se po tërhiqej nga traktati bërthamor i epokës së Luftës së Ftohtë.

“Ne duhet ta mbrojmë veten nga Kina, Rusia dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, citohet të ketë thënë Macron për radion Europe 1.

“Kur e shoh presidentin Trump duke njoftuar se po heq dorë nga një traktat i madh i çarmatimit i cili u formua pas krizës euro-raketore të viteve 1980 që goditi Evropën, kush është viktima kryesore? Evropa dhe siguria e saj”, tha ai.

“Ne nuk do të mbrojmë evropianët, nëse nuk vendosim të kemi një ushtri të vërtetë evropiane”, ka thënë ai në intervistë, të regjistruar të hënën në mbrëmje në Verdun, në verilindje të Francës.

Të ballafaquar me “një Rusi që është në kufijtë tanë dhe ka treguar se mund të jetë një kërcënim”, Macron argumentoi: “Ne kemi nevojë për një Evropë që mbron veten më mirë, pa u varur vetëm nga Shtetet e Bashkuara, në një mënyrë më sovrane”.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, BE-ja ka iniciuar një fond të përbashkët mbrojtës prej shumë miliardë eurosh vitin e kaluar, i projektuar për të zhvilluar kapacitetet ushtarake të Evropës dhe për ta bërë kontinentin më strategjik të pavarur.

“Paqja në Europë është e pasigurt”, ka shtuar Macron për Europe 1.

“Ne jemi goditur nga përpjekjet për ndërhyrje në hapësirën kibernetike dhe ndërhyrje të shumta në demokracitë tona”, tha ai në një referencë të dukshme ndaj Rusisë.

Ai gjithashtu paralajmëroi për “fuqitë autoritare që po zënë vend brenda kufijve në Evropë”.

Macron ka paralajmëruar nacionalizmin në rritje ndërsa po përgatitet për të pritur dhjetëra udhëheqës botërorë, duke përfshirë Trump dhe presidentin rus Vladimir Putin, të dielën për të shënuar 100 vjet që nga armëpushimi i Luftës së Parë Botërore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button