roze
Madonna rrëzohet nga shkallët gjatë performancës në “Brit Awards 2015”
Mbretëresha e pop-it, Madonna ka rënë nga shkallët gjatë performancës së saj në “Brit Awards 2015”.
56-vjeçarja është ‘tradhtuar’ nga pelerina që mbante veshur. Një prej balerinëve ka tentuar t’i hiqte pelerinën kur këngëtarja ndodhej në shkallën e tretë, por ajo nuk është zgjidhur dhe këngëtarja përfundoi në fund të shkallëve.
Edhe pse tashmë në moshën 56-vjeçare, ajo ka gjetur forca për t’u ngritur, madje ka vazhduar deri në fund interpretimin e këngës “Living For Love”.
Pasi është larguar nga skena, Madonna shkroi në “Twitter”, duke thënë se gjithçka ndodhi, pasi pelerina ishte e lidhur shumë ngushtë.
“Asgjë nuk mund të më ndaloj mua dhe dashuria e vërtetë më ngriti”, ka shkruar këngëtarja në “Twitter”.