☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 09 July 2026
S&P 500 7,539 ▲0.75%
DOW 52,435 ▲0.17%
NASDAQ 26,191 ▲1.24%
NAFTA 71.60 ▼2.61%
ARI 4,134 ▲1.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
₿ CRYPTO
BTC $63,205 ▲ +1.56% ETH $1,748 ▲ +0.59% XRP $1.0940 ▲ +0.52% SOL $78.0000 ▲ +1.21%
S&P 500 7,539 ▲0.75 % DOW 52,435 ▲0.17 % NASDAQ 26,191 ▲1.24 % NAFTA 71.60 ▼2.61 % ARI 4,134 ▲1.26 % S&P 500 7,539 ▲0.75 % DOW 52,435 ▲0.17 % NASDAQ 26,191 ▲1.24 % NAFTA 71.60 ▼2.61 % ARI 4,134 ▲1.26 %
EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178 EUR/USD 1.1414 EUR/GBP 0.8534 EUR/CHF 0.9230 EUR/ALL 93.8205 EUR/MKD 61.6522 EUR/RSD 117.3424 EUR/TRY 53.5222 EUR/JPY 185.52 EUR/CAD 1.6178
09 Jul 2026
Breaking
Bota

MADRID – Spanja: Trump zbuti tonet pasi u informua për rritjen e kontributeve të Madridit në NATO

– Qeveria spanjolle tha sot se presidenti amerikan, Donald Trump zbuti qëndrimin ndaj Spanjës, pasi u informua për rritjen e ndjeshme të shpenzimeve të Madridit, për mbrojtjen dhe kontributet ndaj NATO-s në vitet e fundit, raportoi “Reuters”.

Gjatë samitit të NATO-s në Ankara, Trump e cilësoi Spanjën si një “vebd partner të tmerrshëm” dhe njoftoi ndalimin e menjëhershëm të tregtisë me aleatin evropian, për shkak të mosmarrëveshjeve mbi shpenzimet e mbrojtjes dhe çështjen e luftës në Iran.

Megjithatë, gjatë kthimit në SHBA, Trump tha se Spanja kishte bërë hapa pozitivë dhe se “kishte qenë shumë bujare”.

Ai deklaroi se Madridi kishte përmbushur një kërkesë për pagesa, pa dhënë më shumë detaje.

Qeveria spanjolle sqaroi se bëhej fjalë për angazhimin e saj, për të arritur objektivin e NATO-s për shpenzimin e 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen.

Kryeministri Pedro Sánchez tha në samit, se Spanja do ta arrijë këtë objektiv gjatë këtij viti, pasi ka rritur ndjeshëm buxhetin e mbrojtjes, nga 0,98% e PBB-së në vitin 2017 në rreth 33 miliardë euro.

Megjithatë, Trump ka kritikuar vazhdimisht Madridin, për refuzimin e objektivit të ri të NATO-s për shpenzimin e 5% të PBB-së për mbrojtje deri në vitin 2035.

Qeveria spanjolle, e drejtuar nga e majta, argumentoi se rritja e mëtejshme e shpenzimeve ushtarake, mund të prekë programet sociale.

Nuk është ende e qartë nëse zbutja e deklaratave të Trump do të ndikojë në kërcënimin e tij për të pezulluar tregtinë me Spanjën.

Sipas zyrtarëve amerikanë, administrata po shqyrton një listë produktesh spanjolle, që mund të preken nga masa të mundshme tregtare.

Në Spanjë, opozita kritikoi qeverinë e Sánchez për përplasjen me Uashingtonin, por theksoi rëndësinë e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Ndërkohë, rajone spanjolle, ku kompani të mëdha amerikane kanë investuar, deklaruan se aktiviteti ekonomik vijon normalisht. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.