Te ndryshme
Magji brenda shpellës së akullit ( Foto )
Korridore dhe strehëza me dritare nga qielli. Ajo që mund të jetë një rezidencë e veçantë, është në fakt një eksperiencë ekstreme në një prej shpellave të akullit më të bukura në Islandë.
Në galerinë e fotografive që gjeni më poshtë të shkrepura nga udhërrëfyesi i zonës Einar Runar Sigurosson, i cili shoqëron disa vizitorë, shihet një copë “parajsë” ekstreme në akullnajën e Vatnajokull.
Pamje magjike nën reflektimin e dritës krijohen në shpellën e veçantë, e cila është një prej atraksioneve më të mëdha turistike në Islandë.