☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 93.06 ▲2.81%
ARI 4,321 ▼1.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,254 ▼ -2.3% ETH $2,672 ▼ -2.85% XRP $1.4831 ▼ -5.52% SOL $114.0600 ▼ -3.3%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.06 ▲2.81 % ARI 4,321 ▼1.27 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 93.06 ▲2.81 % ARI 4,321 ▼1.27 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kronika

Magjistratët caktuan pagat e tyre, ish-ministri: Revoltë sindikaliste dhe banditizëm legal!

Votimi unanim i Reformës në Drejtësi me të 140-të votat e Parlamentit, në opinionin e gjerë krijoi perceptimin se më në fund, Shqipëria po hidhte një hap të madh për të dalë nga tranzicioni.

Sot, 10 vite më pas, në vend që diskutimi të jenë rezultatet konkrete, sistemi është zhytur në një përplasje të ashpër me pushtetin ekzekutiv. As më shumë e as më pak, ngërçi janë pagat e vetë njerëzve të sistemit: magjistratëve!

Nominalisht, ata janë kategoria më e mirëpaguar pas reformës dhe duhet theksuar se nevojitet një formulë pagash dinjitoze që i shërben pavarësisë. Por, sot, pyetja që ngrihet është nëse duhet matur performanca e magjistratëve edhe me drejtësinë që jepet për qytetarin pas 1 dekade…?! Ky hulumtim, do të vendosë hap pas hapi në peshoren analitike këto dy anë të medaljes.

“I gjithë diskutimi i ligjbërësit ka qenë se sa duhet të jetë buxheti i gjyqësorit, i cili ka ardhur në rritje për shkak të kontributeve të tyre, për shkak të pavarësisë së pushtetit gjyqësor, por raportet ishin të mirëpërcaktuara. Në 2016-n ndryshoi çdo gjë”, u shpreha avokati Sokol Hazizaj.

Përplasja, e nisur me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, dhe atyre ligjore të vitit 2023, mbërriti në Gjykatën Kushtetuese. KLGJ dhe KLP pretendojnë se me mosveprimet e legjislativit, vendosën në vend vendimin e kushtetueses duke përcaktuar në mënyrë të njënashme skemën e re të pagave të tyre.

“Askund, por askund, zero, në asnjë vend të botës nuk funksionon ideja se gjyqtarët duan t’i vendosin pagat siç i duan ata dhe i çojnë faturën buxhetit të shtetit. Kjo nuk funksionon. Kjo është një revoltë sindikaliste, një banditizëm legal, quaje si të duash, nuk ka rëndësi, por nuk funksionon. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë çfarë thotë? KLGJ-ja dhe KLP-ja nuk vendosin buxhet; propozojnë buxhet”, u shpreh avokati, Ylli Manjani.

Çështja nuk është nëse gjyqtarët duhet të paguhen denjësisht, por nëse pagat shoqërohen me përgjegjshmëri, eficiencë dhe drejtësi të standardit europian. Raportet zyrtare tregojnë se rezultatet e reformës mbeten larg objektivave.

Sipas Raportit të Komisionit Europian për Shtetin e së Drejtës 2026, vetëm 50% e publikut e vlerëson pavarësinë e gjykatave dhe gjyqtarëve si “të mirë” ose “shumë të mirë”, nga 47% në vitin 2025. Teksa kërkohen garanci maksimale për statusin dhe pagën, gjysma e qytetarëve mendojnë se asgjë nuk ka ndryshuar për mirë në sistemin e drejtësisë.

“Gjyqësori shprehet nëpërmjet vendimit dhe cedimi i procesit të verifikimit është këtu, nuk është marrë njeri me vendimet”, u shpreh avokati Sokol Hazizaj.

Eurobarometri 2026 tregon se 86% e shqiptarëve e konsiderojnë korrupsionin të përhapur, kundrejt 71% në Bashkimin Europian. Plot 39% thonë se i prek personalisht. Pra, është e qartë se përpos bisturisë së Vettingut që largoi plot 57 % të njerëzve të sistemit, qytetarët thonë se nuk kanë marrë drejtësi më të mirë.

“Dini gjë ju që ndonjë vendim i KPK-së dhe KPA-së të ketë rrëzuar ndonjë gjyqtar për shkak të vendimit, që duhet të ishte themeli i procesit të verifikimit, vendimmarrja? U morën vetëm me paratë e gjyshit, të babait të subjektit”, u shpreh avokati, Sokol Hazizaj.

Sondazhi “Besimi në Qeverisje 2023” i IDM-së, me 2 500 qytetarë në 61 bashki, tregon se vetëm 33.4% u besonin gjykatave dhe 25.5% ishin të kënaqur me shërbimin gjyqësor. Ndërkohë, SPAK gëzonte besimin e 60.3% të të anketuarve, çka tregon se qytetarët bëjnë dallim mes institucioneve dhe rezultateve të tyre.

‘Thotë Gjykata e Lartë që unë kam hequr 100 dosje. Problem është kjo, për të shkarkuar numrin e dosjeve në Gjykatën e Lartë numerikisht? Çështja është përmbajtja. Çfarë mesazhi, nëpërmjet të drejtës, i jep qytetarit për zgjidhje?”, u shpreh Sokol Hazizaj, avokat

Në të njëjtin sondazh që cituam më sipër, plot 81.5 % e qytetarëve e konsideronin korrupsionin e madh shumë të përhapur. 62.8% nuk besonin te aftësia e prokurorisë për ta luftuar këtë të fundit.

“Konstatojmë dështim tjetër edhe të aksesit në drejtësi. Sot kemi mungesë totale të transparencës”, u shpreh avokati Ervin Karanxha. /Inside Story/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.