Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 93.06 ▼2.59%
ARI 5,005 ▼0.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $73,946 ▼ -0.62% ETH $2,321 ▼ -0.47% XRP $1.5227 ▼ -0.52% SOL $94.1100 ▼ -0.64%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.06 ▼2.59 % ARI 5,005 ▼0.06 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 93.06 ▼2.59 % ARI 5,005 ▼0.06 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Majlinda Bregu: Basha t’i dilte Zot edhe dorëheqjes së tij

Ish-ministrja e Integrimit, një kundërshtare e hapur brenda Partisë Demokratike e kreut Lulzim Basha, Majlinda Bregu, pasi ka firmosur njërën prej kërkesave për dorëheqjen e tij për shkak të humbjes së zgjedhjeve, ka reaguar edhe me anë të një statusi në rrjetin social Facebook.
Sipas Bregut, shqiptarët folën më 25 qershor, ndërkohë që demokratët thirrën edhe më fort me mungesën e tyre. 190 mijë vota minus, shkruan ndër të tjera ish-kryetarja e Komisionit të Integrimit, e cila mbeti jashtë listave të PD-së për deputetë në legjislaturën e ardhshme.
“Lulzim Basha belbëzoi zëmekur ‘ngrirjen’ e tij, duke ua lënë fajin të tjerëve. E para, ‘ngrirja’ nuk është as akt juridik, as statutor dhe as politik. Lulzim Basha i doli për Zot listës dhe vendimeve të tij. I doli për Zot standardit të zgjedhjeve me përfshirjen e ministrave në Qeveri. I doli për Zot kontrollit e drejtimit të ndërmarrjeve me buxhet financiar për ‘të mbyllur’ rubinetin e përdorimit të parave publike në fushatë. I doli për Zot projektit të tij të Republikës së Re me premtimin se do të ishte kryeministri i saj. I doli për Zot mitingjeve dhe një fushate pa shpirt, pa frymë, duke e quajtur më të mirën e më masiven që kishte parë PD-ja. Ai njëshi, ne ishat! Ai i dëlirë, ne mëkatarë!”, shkruan më tej Bregu.
E duke bërë thirrje se, pas humbjes vjen mosbindja, Majlinda Bregu shton se sot, Basha duhej t’i dilte për Zot dorëheqjes së tij, duke e argumentuar…“Si përgjegjësi i vetëm për katastrofën e pamerituar në të cilën gjendet sot PD-ja. Si përgjegjësi i vetëm për shkatërrimin e strukturave dhe mospërfilljen e forumeve vendimmarrëse të PD-së. Por prej sot duhet t’i dalë për Zot edhe akuzave plot dramacitet infantil për kurthe e armiq klase”.
Dhe pyetja në fund thotë më shumë sesa statusi: A do të gjesh ndonjë ditë kurajo t’i thuash vetes të vërteta para pasqyrës?

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.