☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,420 ▼1.21%
DOW 51,493 ▼0.98%
NASDAQ 26,022 ▼1.34%
NAFTA 74.47 ▼2.03%
ARI 4,324 ▼1.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $64,416 ▼ -1.7% ETH $1,748 ▼ -2.18% XRP $1.1796 ▼ -2.54% SOL $71.6700 ▼ -2.29%
S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.47 ▼2.03 % ARI 4,324 ▼1.32 % S&P 500 7,420 ▼1.21 % DOW 51,493 ▼0.98 % NASDAQ 26,022 ▼1.34 % NAFTA 74.47 ▼2.03 % ARI 4,324 ▼1.32 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Majlinda Bregu: Reforma në drejtësi ka nisur me shumë manipulime

Në përfundim të seancës së sotme deputetja e PD, Majlinda Bregu tha se reforma në drejtësi ka nisur me manipulime.

Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Parlamentit Bregu, tha se duket sikur trimat që nuk kanë frikë nga reforma në drejtësi janë në krahun e qeverisë.
“Unë kam përshtypjen, kam frikë në fakt, se kjo reforma në drejtësi ka nisur me shumë manipulime dhe manipulimi më i madh është ky që duket sikur sot trimat dhe ata që nuk kanë frikë nga reforma në drejtësi janë në krahun e mazhorancës dhe të qeverisë dhe ky ne fakt është manipulim i pastër i opinionit, por që në fakt edhe qëndrimi ynë e ka ndihmuar disi, dhe nga ana tjetër ne jemi ata që paskemi probleme me reformën në drejtësi gjë që vetëm e vërtetë nuk është. Megjithatë unë them ka nisur me manipulime nuk di se si do të dalë deri në fund,  sepse sapo ka nisur”, tha Bregu.
“Tani po më pyet mua që kam munguar gjithë ditën dhe erdha për të votuar, dhe erdha për të votuar duke respektuar vendimin e grupit parlamentar te  Partisë Demokratike.  Për sa kohë që dje ka pasur një vendim nga grupi parlamentar sigurisht që gjithë grupi do t’i qëndronte atij vendimi, pavarësisht pastaj se cili mund të jetë opinion personal dhe se si do doja unë të kishte shkuar ky votim apo sa e bindur jam qe ne nuk duhet te kishim dale nga komisioni i reformës në Drejtësi.
Bregu tha se duhet të ketë një qëndrim më të qartë me partnerët ndërkombëtarë.
Bregu: Do të ngrihen institucionet e kontrollit  e do të ketë akoma rrugë të gjatë për të bërë. Por unë do të doja shumë që ne të dilnim në fund të këtij procesi po aq të nderuar sa është edhe qëllimi i opozitës. Besoj se është e domosdoshme që gjatë gjithë kësaj kohe duhet të kemi një qartësi më të madhe në qëndrimin tonë edhe me partnerët ndërkombëtarë  sigurisht.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.