☁️
Tiranë 21°C · Vranët 21 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 91.94 ▼4.31%
ARI 4,378 ▼1.06%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,961 ▲ +7.17% ETH $2,781 ▲ +5.43% XRP $1.5284 ▲ +8.34% SOL $118.5600 ▲ +7.32%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.94 ▼4.31 % ARI 4,378 ▼1.06 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 91.94 ▼4.31 % ARI 4,378 ▼1.06 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
21 Sht 2026
Breaking
Politika

Deklarata e fortë e Blushit: Thaçi u bë kurban, Kosova shpëton vetëm duke u bashkuar me Shqipërinë

Ben Blushi në “Dekalog”: Thaçi u bë kurban për Hagën! Bashkimi me Shqipërinë, e vetmja zgjidhje për Kosovën
Ben Blushi, i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, ka bërë një analizë të fortë për situatën në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Në qendër të deklaratave të tij ishin Hashim Thaçi, roli i Perëndimit, marrëdhëniet e Albin Kurtit me Shtetet e Bashkuara dhe ajo që Blushi e sheh si rrugëdaljen përfundimtare për Kosovën.

Duke folur për procesin në Hagë, Blushi hodhi poshtë idenë se Albin Kurti apo faktorë të tjerë politikë në Kosovë mund të kenë pasur fuqinë për të ndikuar vendimin e gjykatës. Sipas tij, vendimmarrja zhvillohet në nivele shumë më të larta ndërkombëtare dhe lidhet me interesa që shkojnë përtej vetë Hashim Thaçit.

Në këtë kontekst, Blushi përdori metaforën e “kurbanit”, duke thënë se ish-presidenti i Kosovës u sakrifikua për të mbajtur në këmbë një strukturë shumë më të madhe.

“Hashim Thaçi ishte ai dashi që bëhet theror në themelet e një godine të madhe. U bë kurban në themelet e Gjykatës së Hagës që ajo të vazhdojë”, tha Blushi.

I pyetur nga Roland Qafoku se kush e bëri “kurban” Thaçin, Blushi iu referua shpjegimit të tij të mëparshëm për rolin e faktorëve perëndimorë, duke përmendur Shtetet e Bashkuara dhe vende të rëndësishme evropiane.

Blushi foli edhe për rolin e Shqipërisë, duke thënë se Tirana nuk kishte mundësi të ndikonte në procesin gjyqësor përtej mbështetjes politike dhe morale. Sipas tij, partitë politike shqiptare kanë qenë në të njëjtën linjë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

“Shqipëria është neutrale në këtë proces. Përveçse një mbështetje morale, nuk ka çfarë bën. Edhe atë besoj se e kanë bërë të gjitha partitë, për fat të mirë”, u shpreh ai.

Një tjetër pikë e fortë e intervistës ishte Albin Kurti. Blushi tha se marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë përkeqësuar gjatë qeverisjes së tij, por e ndau këtë çështje nga procesi i Hagës. Sipas tij, politika e brendshme e Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka pasur ndikim mbi vendimin e gjykatës.

Për Blushin, problemi më urgjent tani është situata e brendshme në Kosovë. Ai bëri thirrje që partitë politike të lënë mënjanë përplasjet historike mbi luftën dhe të gjejnë unitet, duke paralajmëruar se një krizë e zgjatur politike mund të sjellë pasoja ekonomike dhe dobësim të mbështetjes ndërkombëtare.

“Ka një lloj dëshpërimi kombëtar në Kosovë dhe, në qoftë se ky thellohet nga partitë politike, të cilat e fusin Kosovën në një krizë tjetër kushtetuese, atëherë do të jetë shumë delikate”, tha Blushi.

Por deklarata më e fortë erdhi kur Roland Qafoku e pyeti nëse bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të ishte një zgjidhje përfundimtare.

“Është e vetmja zgjidhje për Kosovën. E vetmja zgjidhje për Kosovën që zgjidh njëkohësisht krizën e Kosovës me veten, me ekonominë e vet, me Serbinë dhe me Evropën”, deklaroi Blushi.

Ai argumentoi më tej se, sipas pikëpamjes së tij, partitë politike në Kosovë duhet ta vendosin këtë çështje në programet e tyre dhe veçoi PDK-në, duke thënë se pas vendimit të Hagës ajo gjendet në një situatë tërësisht të re politike./dritare.net

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.