🌦️
Tiranë 20°C · Rrebesh i lehtë 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 92.05 ▼0.35%
ARI 4,389 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $86,375 ▲ +6.32% ETH $2,775 ▲ +5.06% XRP $1.5515 ▲ +9.97% SOL $119.0200 ▲ +7.57%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 92.05 ▼0.35 % ARI 4,389 ▲0.12 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 92.05 ▼0.35 % ARI 4,389 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9446 EUR/ALL 91.6190 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3902 EUR/TRY 56.0084 EUR/JPY 180.27 EUR/CAD 1.6061
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

Milo rrëfen prapaskenat: Si e bindën Thaçin të nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo, ka folur për raportet dhe komunikimet që kishte gjatë luftës në Kosovë me ish-ambasadorin amerikan Christopher Hill, si dhe për rolin e tij në procesin e Rambujesë.

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Milo tha se në atë periudhë kishte kontakte të shpeshta me Hillin, përfshirë telefonata dhe diskutime të vazhdueshme lidhur me qëndrimin e Qeverisë së Shqipërisë.

Sipas tij, bashkëpunimi me Hillin dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, kishte qenë i rëndësishëm në përpjekjet për ta bindur delegacionin e Kosovës që ta nënshkruante Marrëveshjen e Rambujesë.

“Kam pasur shumë kontakte me ambasadorin Hill, shumë telefonata dhe shumë diskutime. Unë isha ministër i Jashtëm i Shqipërisë në atë kohë dhe isha edhe përfaqësuesi i Shqipërisë në Rambuje. Ambasadori Hill, që foli këtu, ndoshta më merrte një herë në dy ditë në telefon, kudo që të isha, që të dëgjonte se çfarë mendonte Qeveria shqiptare”, tha Milo.

Ai tregoi se në një moment ishte thirrur me urgjencë për të udhëtuar drejt Rambujesë, me kërkesë të Hillit dhe Albrightit.

“Më kanë marrë edhe me urgjencë dhe, me këmbënguljen e tij dhe të zonjës Albright, unë shkova në Rambuje për të ndihmuar delegacionin amerikan që t’ia mbushte mendjen delegacionit të shqiptarëve të Kosovës dhe, në mënyrë të veçantë, zotit Thaçi, për ta nënshkruar marrëveshjen”, deklaroi ai.

Milo tha se, duke pasur parasysh bashkëpunimin e ngushtë që kishte pasur me Hillin gjatë asaj kohe, do të priste që ish-diplomati amerikan të fliste më hapur sot për ato zhvillime.

“Prandaj, zoti Hill, nuk e di nëse na pa apo nuk na pa që ishim këtu. Të paktën duhet ta kishte kujtuar, si diplomat, një bashkëpunim shumë të dobishëm që ne kemi pasur në atë kohë dhe kaq shumë bisedime, kontakte dhe diskutime me të”, tha Milo.

“Dhe prandaj, duke kujtuar ato biseda që kam zhvilluar me zotin Hill dhe diskutime edhe në momentet nga më delikatet, do të prisja patjetër tani që ai është tërhequr nga shërbimi aktiv diplomatik, që të ishte më i hapur”, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.