☁️
Tiranë 16°C · Vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,147 ▼ -0.06% ETH $2,248 ▲ +0.25% XRP $1.1727 ▼ -2.23% SOL $90.0900 ▼ -0.13%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

“Makbethat humbën qetësinë”, Spiropali për protestën: Duhet një Marrëveshje e re për Shqipërinë

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar në lidhje me protestat që po zhvillohen për çështjen e Zvërnecit, duke theksuar se Shqipëria ka nevojë për një “Marrëveshje të re për Shqipërinë”.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Spiropali thotë se ka ardhur momenti për një qasje të re politike dhe institucionale, ku sipas saj “shteti duhet të jetë më i madh se pushteti dhe institucionet më të forta se ata që i ushtrojnë”.

Duke iu referuar protestave të nisura pesë ditë më parë në Zvërnec, ajo thotë se është kollaj t’i sillesh rrotull me fjalë boshe dhe konspiracione, ndërsa thekson se tani është momenti për të bërë diçka të qëndrueshme.

“Tani që të gjithë Makbethat vrasës dhe Hamletat dyshues kanë dalë sheshit dhe kanë hyrë në lojë, tani që vrasja është bërë, gjaku është derdhur, ndërgjegjet janë tronditur, gjumi është prishur, çfarë duhet bërë diçka tjetër? Jo diçka dosido. Diçka shekspiriane. Diçka e qëndrueshme. Diçka që po u bë, nuk zhbëhet”, thotë ish-ministrja.

Sipas saj, Shqipëria ndodhet në një fazë të re historike, ku sfida kryesore nuk është më ndërtimi i shtetit, por kufizimi i pushtetit dhe forcimi i kontrollit institucional.

“Çka duhet bërë sot është një marrëveshje e re për Shqipërinë. Çdo epokë ka pyetjen e vet themelore. Për shumë vite pyetja e Shqipërisë ishte si të ndërtonte shtetin. Sot pyetja është tjetër: si ta bëjë shtetin më të madh se pushteti dhe institucionin më të fortë se ai që e ushtron pushtetin”, shkruan Spiropali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.