Kronika
Makina del nga rruga, bie në lumin Drin. Dyshohet se ka persona brenda
Një automjet bie në ujërat e lumit Drinit tek ura e Bahçallëkut në Shkodër. Mësohet se automjeti që u aksidentua dhe përfundoi në lumë ka pasur dy persona brenda, por për këtë nuk ka ende një informacion zyrtar.
Nga të dhënat e para raportohet se mjeti ka ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës.
Policia e Shkodrës po pret polumbaret nga Tirana për të bërë kërkime në ujerat e lumit. Nderkohe policia ka nisur hetimet.