🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,952 ▲ +0.65% ETH $2,247 ▲ +1.05% XRP $1.1676 ▼ -1.24% SOL $89.9800 ▼ -0.87%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Malaj: Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive nga raportet ndërkombëtare

Ministri i Financave, Petrit Malaj në fjalën e tij në Kuvend ditën e sotme, 14 maj, e enjte u shpreh se Shqipëria ka marrë vlerësime pozitive nga raportet ndërkombëtare.

“Për të risjellë në vëmendjen tuaj vlerësimet që Shqipëria ka marrë nga organizmat ndërkombëtarë. Vetë FATF në raportin e saj, do të shprehej se Shqipëria ka adresuar me sukses të gjitha pengesat strategjike të identifikuara. Një punë e konsiderueshme është bërë në parandalimin e pastrimit të parave. Shqipëria që prej vitit 2023 nuk është më pjesë e listës gri dhe ndërkohë vende që janë pjesë e BE, siç është Kroacia ka dalë nga kjo listë vetëm në vitin 2025. Ndërkohë që janë pjesë e kësaj liste vende si Bullgaria, Monaco, etj. Moneyval i cili është një organizëm monitorues i përhershëm i Këshillit të Europës shprehet se Shqipëria ka rritur ndjeshëm përpuethshmërinë me standaret ndërkombëtare, veçanërisht për transparencën  e pronësisë përfituese dhe mbikëqyrjes së profesioneve financiare. Si rezultat i këtij vlerësimi ata shprehen se vendi ka arritur të sigurojë mbi 95% përpuethshmëri çka tregon një forcim të kuadrit ligjor dhe institucional. Nga ana tjetër vetë Komisioni Europian në raportin e tij të vitit 2025 do të shprehet për progresin që ka bërë Shqipëria në këto fusha“, tha Malaj.

Ministri gjithashtu theksoi se Shqipëria është në procesin e vlerësimit të nivelit të 6-të nga Moneyval.

“Aktualisht Shqipëria është në procesin e vlerësimit të nivelit të 6-të nga Moneyval. Ky është një proces që është shumë i rëndësishëm për vendin tonë i cili synon të vlerësojë në mënyrë konkrete efektivitetin e zbatimit të standarateve ndërkombëtare në fushën kundër pastrimit të parave. Ky raport besojmë se do të jetë pozitiv. Edhe Komisioni Europian ka vlerësuar progresin e Shqipërisë sa i përket luftës kundër pastrimit të parave“, theksoi Malaj.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.