Rajoni

Mali i Zi: Në zgjedhjet parlamentare të 16 tetorit, shqiptarët me tre lista zgjedhore

Në zgjedhjet parlamentare 16 tetorit në Mal të Zi, Partite politike shqiptare do të shkojnë të ndara në tre lista zgjedhore. Kjo gjykohet se do të krijojë përçarje midis elektoratit të shqiptarëve dhe minimizon praninë përfaqësuese e tyre në parlamentin e Malit të Zi. Edhe këto zgjedhje do të mbahen me Kodin e pandryshuar zgjedhor ku i cili gjykohet si i papërshtatshëm, pasi komunitetit shqiptar i takojne me shumë se dy vende në parlament sepse përbëjnë 5% të popullsisë në Malin e Zi.

Analistët mendojnë se Kodi electoral duhet te ndryshohet dhe të kthehet  siç ka qënë më përpara, ku komuniteti shqiptare duhet te kete të përcaktuar numrin e deputetëve në parlament. Për efekt të faktorëve të mësiperm, përcarja dhe Kodi zgjedhor, nga 4 deputetë që shqiptarët kanë patur më përpara, aktualisht kanë vetëm 2 deputetë.

Nga 16 lista zgjedhore të paraqitura për zgjedhjet e 16  tetorit, 3 lista jenë të shqiptarëve.

Lista e pare është e Kolicionit “Shqiptarët të Vendosur”, i cili përbëhet nga Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare, kryesohet nga Genci Nimanbegu, aktualisht deputet.

Lista e dytë që përfaqëson koalicionin “Me një qëllim”, të përbërë nga Partia Demokratike, Iniciativa Qytetare-Tuz, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva”, kryesohet nga Gzim Hajdinaga, ish ministër për të drejtat e pakicave në Qeverinë e Malit të Zi dhe ish-kryetar i Komunës së Ulqinit.

Lista e tretë që përfaqëson “Lidhjen Demokratike të Shqiptarëve”, në përbërje të të cilit janë degët e LD në MZ-së në Malësi, Plavë-Guci dhe Rozhajë dhe Partia Qendrore Shqiptare për Integrime, kryesohet nga Nikollë Camaj.

Këto do të jenë zgjedhjet 10-ta parlamentare, prej rënies së regjimit komunist, dhe të katërtat në Malin e  Zi të pavarur.

Zgjedhjet e mëparshme  u mbajtën më 14 tetor të vitit 2012 dhe më shumë vende gjithsej 39 fitoi koalicioni “Mali i Zi Europian” (DPS, SDP, LP), që në aleancë paszgjedhore me partitë e popujve pakicë siguroi  shumicën për të formuar qeverinë.

Kostoja e këtyre zgjedhjeve është 5 milionë euro.

Mali i Zi ka fituar pavarësinë në vtin 2006. Monella e saj është euro te cilin e ka vendosur para shpalljes se pavarëse. Monella euro është vendosur pa lejen Brukselit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button