🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.09 ▼0.63%
ARI 4,991 ▼1.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $72,560 ▲ +2.29% ETH $2,177 ▲ +4.39% XRP $1.4422 ▲ +2.71% SOL $91.6400 ▲ +4.56%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.09 ▼0.63 % ARI 4,991 ▼1.4 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.09 ▼0.63 % ARI 4,991 ▼1.4 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Mali i Zi: Opozita josh deputetët e pakicave për të rrëzuar kryeministrin

Partia më e madhe opozitare në Malin e Zi i ofroi sot postin e kryeministrit një përfaqësuesi të pakicave etnike në një përpjekje për të përmbysur fitoren e kryeministrit në detyrë, Milo Gjukanoviç.

Fronti Demokrati (DF), pro-Rusisë dhe pro-Serbisë, një nga katër partitë e opozitës, të cilat së bashku tejkalojnë Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS) të Gjukanoviçit në parlamentin e ardhshëm, planifikon t’i ofrojë postin një anëtari boshnjak të parlamentit.

Për shkak të tensioneve etnike, një boshnjak do ta ketë të vështirë të hyjë në një koalicion me një parti pro-serbe dhe, në këtë mënyrë, DF-ja ka ofruar të mbështesë nga jashtë një qeveri anti-Gjukanoviç.

“Ne do të mbështesim atë qeveri, por nuk do të marrim pjesë. Ajo qeveri do të ketë detyrën për të përgatitur zgjedhje të reja, të drejta dhe demokratike, pas një kohe të caktuar”, tha Nebojsha Medojeviç i bllokut të DF-së për të përditshmen malazeze “Pobijeda”.

Sipas rezultateve zyrtare të përkohshme nga votimi i së dielës, DPS-ja ka 36 vende në parlamentin prej 81 vendesh.

Opozita e kombinuar ka 39 vende, DF-ja ka 18, koalicioni Kljuç (Çelsi) ka nëntë, Demokratët e Malit të Zi kanë tetë dhe socialdemokratët kanë katër.

Vendet e mbetura janë fituar nga minoritetet etnike, dy boshnjakë, një kroat dhe një shqiptar.

Dy vendet e fundit mbahen nga socialdemokratët e tjerë, të cilët do të jenë aleat me Gjukanoviçin./  /nr/ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.