Mali i Zi vendos marrëdhënie diplomatike me Papuan e Re Guine
Ministri i Jashtëm malazez Ervin Ibrahimoviq nënshkroi në Nju Jork Deklaratën e Përbashkët me homologun e Papua Guinesë së Re, Justin Tkachenko, në margjinat e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Mali i Zi dhe Papua Guineja e Re kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Deklarata e Përbashkët për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike u nënshkrua në Nju Jork nga ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq, dhe ministri i Jashtëm i Papua Guinesë së Re, Justin Tkachenko.
Takimi u zhvillua në margjinat e sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku kreu i diplomacisë malazeze po merr pjesë në punimet e OKB-së.
Në kuadër të qëndrimit në Nju Jork, Ibrahimoviq u takua edhe me ministrin e Jashtëm të Singaporit, Vivian Balakrishnan, me të cilin u ra dakord për intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve.
Ibrahimoviq e cilësoi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Papuan e Re Guine si një hap të rëndësishëm për zgjerimin e rrjetit të partneriteteve të Malit të Zi në plan global, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e kontakteve në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Ai theksoi gjithashtu rëndësinë që Mali i Zi i kushton marrëdhënieve me shtetet e Azisë Juglindore, si një drejtim prioritar i politikës së jashtme malazeze.
Burimi: RTCG



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.