Malisheva në mbështetje të çlirimtarëve: protestojnë nxënësit e tri shkollave
Nxënësit e Gjimnazit "Hamdi Berisha", Qendrës së Kompetencës "Kujtim Krasniqi" dhe Gjimnazit "Lasgush Pogradeci" në Kijevë protestojnë sot në Malishevë kundër verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Nxënësit e tri shkollave të mesme të Komunës së Malishevës kanë dalë sot në protestë në qendër të qytetit, në shenjë kundërshtimi ndaj verdiktit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në protestë morën pjesë nxënësit e Gjimnazit “Hamdi Berisha”, të Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” dhe të Gjimnazit “Lasgush Pogradeci” në Kijevë, të cilët marshuan me pankarta në duar në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.
Protesta vjen si reagim ndaj vendimit të 16 shtatorit, me të cilin Dhomat e Specializuara i dënuan me gjithsej 81 vjet burgim Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Verdikti i Hagës ka ngjallur reagime të shumta në Kosovë, ku protestat në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së po vazhdojnë në disa qytete të vendit.
Burimi: Klan Kosova
https://klankosova.tv/malisheva-ne-mbeshtetje-te-clirimtareve-protestojne-nxenesit-e-tri-shkollave



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.