☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 90.11 ▼2.45%
ARI 4,360 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $85,862 ▲ +0.95% ETH $2,739 ▲ +0.57% XRP $1.5315 ▲ +3.06% SOL $116.9100 ▲ +0.09%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.11 ▼2.45 % ARI 4,360 ▼0.55 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 90.11 ▼2.45 % ARI 4,360 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Kosova

Nis beteja në Apel për katër ish-krerët e UÇK-së

Pas dënimit në shkallën e parë, ka nisur zyrtarisht beteja ligjore në Apel për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, të cilët javën e kaluar u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.

Ekipet e mbrojtjes kanë nisur këtë javë procedurat për njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës për apelimin e vendimit. Mbrojtja ka afat deri të premten, më 25 shtator, për të njoftuar gjykatën se cilat pjesë të verdiktit do të kundërshtohen.

Thaçi dhe Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

Mbrojtja ka bërë të ditur se verdikti përmban disa pika që do të kundërshtohen në Apel, veçanërisht ato që lidhen me përgjegjësinë për vrasjet dhe ndalimet e paligjshme, në rrethana kur ndërhyn një palë e tretë, në këtë rast NATO.

Ndërkohë, avokati i viktimave ka afat deri më 14 tetor për të paraqitur prova lidhur me dëmshpërblimet, ndërsa Prokuroria ka afat deri më 4 nëntor për të dorëzuar shkresat e saj.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, i cili monitoron gjykimet për krime lufte, ka thënë për Radio Kosovën se procesi i apelimit përfshin disa etapa dhe pritet të zgjasë disa muaj, nga dorëzimi i njoftimit për ankimim deri te vendimi përfundimtar.

Sipas tij, rregullorja e procedurës dhe provave parasheh disa afate për njoftimet, përgjigjet ndaj ankesave, paraqitjen e ankesave dhe caktimin e seancës në gjykatën e shkallës së dytë.

Ndërkohë, në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend një projekt-nismë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se synon më shumë llogaridhënie dhe transparencë të kësaj gjykate, e cila është e zhvendosur në Holandë. /rtk/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.