☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.65 ▼1.02%
ARI 3,988 ▼0.32%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,814 ▼ -0.01% ETH $2,053 ▼ -0.59% XRP $1.0462 ▼ -1.65% SOL $83.2100 ▼ -0.42%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.65 ▼1.02 % ARI 3,988 ▼0.32 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.65 ▼1.02 % ARI 3,988 ▼0.32 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Boterori

Manaj: Duam vendin e parë në grup, rivaliteti gjë e mirë! Mungesat e Brojës e Bajramit? Futbolli është me momente

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në kuadër të 4 ndeshjeve të Nations League, që luhen në shtator dhe tetor.

Trajneri Maran, pasi shpalli listën e kuqezinjve të grumbulluar për sfidat me Bjellorusinë, San Marinon dy herë dhe Finlandën, nis sot punën në terren me të tijtë.

Sulmuesi Rey Manaj, i cili doli në konferencë shtypi bashkë me mesfushorin Ylber Ramadani, theksoi mes të tjerash se objektivi është vendi i parë në grupin 1 të Ligës C. Ai u shpreh se Shqipëria e vërtetë do të duket në këto ndeshje.

“Miqësoret e fundit janë ndryshe nga ndeshjet që do të luajmë tani. Miqësoret vinin pas fundit të sezonit, me mendjen te pushimet. Plus vinim pas ndeshjes me Poloninë dhe ishim të mërzitur për mosarritjen e objektivit. Ekipi i vërtetë do të jetë ky që do të shohim në Nations League, ku shpresoj të bëjmë më të mirën për të arritur vendin e parë në grup. Objektivi është të futemi në Europian. Grupi vjen në një moment të mirë. Këto ndeshje do të na ndihmojnë shumë besoj, trajneri ka bërë një punë të mirë, ka ardhur me shumë dëshirë këtu.

Rivaliteti për formacionin? Është gjë e mirë për Kombëtaren. Vijmë nga një moment i mirë dhe kjo është në të mirën e ekipit. Mungesat e Brojës dhe Bajramit? Futbolli është me momente, çdo lojtar që vjen këtu duhet të japë më të mirën, ka vlerat e veta”.

Ndeshja e parë e Kombëtares shqiptare është ajo kundër Bjellorusisë, që luhet më 26 shtator në stadiumin “Air Albania”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.